{"product_id":"dr-melaxin-necksphalt-ecm-ceramide-neck-cream","title":"DR.MELAXIN Necksphalt ECM Ceramide Neck Cream","description":"\u003cp\u003eNjë nga zonat më delikate, e në të njëjtën kohë që e shfaq plakjen e lëkurës, është ajo e qafës. Ne kemi një zgjidhje për ju: DR.MELAXIN Necksphalt ECM Ceramide Neck Cream! Ky krem është i specializuar dhe i adresohet vijave të holla dhe rrudhave në zonën e qafës. Shpeshherë ndodh të mos i kushtojmë shumë rëndësi, por zona e qafës kërkon të njëjtin trajtim njësoj si edhe lëkura në fytyrë, ndoshta dhe më shumë! Formula e këtij kremi kombinon teknologjinë ECM me Ceramide, për të ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit për më gjatë. Kremi është i pasur gjithashtu me peptide dhe Adenosine, të cilët ndihmojnë në lëmimin e vijave të holla dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formula ndihmon gjithashtu në përmirësimin e pamjes së lëkurës së varur dhe humbjes së tonit në zonën e qafës. Tekstura e kremit është e pasur dhe ushqyese, por përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Me përdorim të rregullt, lëkura e qafës duket më elastike dhe dukshëm më e tendosur. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat që shfaqin shenja të humbjes së elasticitetit dhe vijave në zonën e qafës.\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e*50ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp class=\"p1\"\u003e\u003cspan class=\"s1\"\u003eAplikojeni kremin në lëkurë të pastër (te zona e qafës), në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht me lëvizje nga lart drejt nofullës për përthithje sa më të plotë. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit “magjik”\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eCeramide, peptide, Adenosine\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Butylene Glycol, Glycerin, Coco-Caprylate\/Caprate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Elastin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Fructan, Glucose, Niacinamide, Water, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Acryloyldimethyltaurate\/Vp Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Acrylates\/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Water, Coptis Japonica Root Extract, Butylene Glycol, Tromethamine, Water, 1,2-Hexanediol, Sh-Oligopeptide-1, Sh-Oligopeptide-2, Sh-Polypeptide-3, Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic\/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium Edta, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-1, Hydrogenated Polyisobutene, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Fragrance, Adenosine, Disodium Edta, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Glycerin, Caprylic\/Capric Triglyceride, Water, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp data-start=\"0\" data-end=\"400\"\u003eDR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp data-start=\"402\" data-end=\"789\" data-is-last-node=\"\" data-is-only-node=\"\"\u003eBrandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49211509866753,"sku":"NEC642","price":1800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-6726.png?v=1780503149","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/dr-melaxin-necksphalt-ecm-ceramide-neck-cream","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}