*25gr
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 20-40 minuta.
Përbërësit “magjik”
peptide, adenosinë, kolagjen, koenzima Q10, beta glukan.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Chondrus Crispus Powder, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil,Cetyl Ethylhexanoate, Phenyl Trimethicone, Allantoin, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Agar, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium EDTA, Cupressus Sempervirens Leaf/Nut/Stem Oil, Potassium Hydroxide, Ubiquinone, Glyceryl Polymethacrylate, Propylene Glycol, Palmitoyl Oligopeptide
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.