Hidratoni thellësisht lëkurën tuaj teksa flini, me anë të maskës që vendoset gjatë gjumit: DR. JART+ Good Night Vital Hydra Sleeping Mask! Falë teknologjisë Night Magnet, të nesërmen në mëngjes, pas përdorimit, do të zgjoheni më të freskët se kurrë! Kjo maskë, është e frymëzuar nga maska "sheet mask", po e së njëjtës markë: DR. JART+ Dermask Water Jet Vital Hydra Solution™️. Formulimi i saj përmban kompleksin e patentuar Aqua Soothing, që rrjedh nga glukoza e bimëve, dhe xylitol që rikthen dhe mban lagështinë në lëkurë, nga nga tjetër Phytoncide, ndihmon në zbutjen dhe qetësimin e çdo irritimi t ë mundshëm! Ndërsa kompleksi i dyfishtë Hydra, që përmban acidi hialuronik dhe ekstrakt algash, mundësojnë hidratim afatgjatë. Kjo maskë përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban 10 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: fragrancë dhe ngjyrues artificial, alkool, tretanolaminë, sufaktantë me bazë sulfate, triclsan, vaj mineral, prpilen, glikol dhe DEA që shkakton acarim të lëkurës.

*120ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. 

Përbërësit "magjik"

përbërësi i patentuar Aqua Soothing Complex, kompleksi i dyfishtë Hydra, acid hialuronik, ekstrakt algash, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Glycerin, Trehalose, Algae Extract, Laminaria Japonica Extrat, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Xylitol, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Tumeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Pentylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Phenyl Trimethicone, Polyacrylamide, Caprylyl Glycol, Dimethicone / Vinyl Dimethicone Crosspolymer, C13-14 Isoparaffin, Sodium Hyaluronate, Aminomethyl Propanol, Xylitylglucoside, Laureth-7, Anhydroxylitol, Saccharide Isomerate, Caprylic / Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Glutamic Acid, Glycoproteins, Ceramide NP, Threonine, Valine, Citric Acid, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Sodium Metabisulfite, Alcohol, Carbomer, Disodium EDTA, Phenoxyethanol

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

 

DR. JART+ Good Night Vital Hydra Sleeping Mask

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI