DR. JART+ Cicapair Calming Gel Cream është kremi ideal për të gjithë personat me lëkurë sensitive dhe të irrituar, por në të njëjtën kohë me tipologji në të yndyrshme. Ky krem ka konsistencë të lehtë, xhelore dhe ashtu si e gjithë linja Cicapair, edhe ky krem është i formuluar me 76% ujë të gjethes së bimës Centella Asiatica, e cila forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe minimizon skuqjen dhe irritimin në të. Centella Asiatica është një nga bimët mjekësore më të njohura në mjekësinë aziatike, për të trajtuar dhe shëruar aknet dhe plagët. Gjithashtu ky krem ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve falë formulimit me niacinamide, dhe njëkohësisht është i formuluar me acid hialuronik i cili ofron hidratim afatgjatë, dhe mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira, të cilët shpeshherë janë shkaktarët kryesor të irritimit të saj. Konsistenca e tij në trajtë xheli ofron menjëherë freski dhe qetësim në lëkurë, duke e ndihmuar lëkurën e irrituar të minimizojë inflamacionin. Gjithashtu ky krem ndihmon në trajtimin dhe qetësim e akneve aktive dhe shenjave të mbetura prej tyre. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e yndryshme, mikse, sensitive dhe me tendencë skuqjeje. Gjithashtu është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës centella asiatica, niacinamide, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Leaf Water, Propanediol, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Scutellaria Baicalensis (Baikal Skullcap) Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Menadione, Glycoproteins, Sodium Hyaluronate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Methicone, Hydrogenated Polydecene, Tromethamine, Butylene Glycol, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Melia Azadirachta (Neem) Leaf Extract, Melia Azadirachta (Neem) Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Dextrin, Arginine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower/Leaf/Stem Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Limonene, Linalool, Citral

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cicapair Calming Gel Cream

3,600 ALL 4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI