Në përmbajtje të kësaj maske ndërthuren përbërësit e hidratimit të thellë, dhe të qetësimit të lëkurës së irrituar. Pëlhura e saj është zhytur në esencën e bimës centella asiatica, bimë medicinale aziatike që njihet për vetitë e saj të mrekullueshme dhe çudibërëse. Struktura e esencës ujore që përmban pëlhura e kësaj maske, është krijuar për të ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës.  Nga ana tjetër përmbajtja me niacinamide, nxit prodhimin e kolagjenit, forcon barrierën mbrojtëse, dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave, për një lëkurë në dukje më të re dhe të shëndetshme. Madecassoside, përbërës që rrjedh nga bima centella asiatica, është një antioksidant i fuqishëm me veti shëruese dhe anti-inflamatore. Nga vetë emri që maska ka, do të ndjeni qetësim sapo ta aplikoni.  Gjithashtu është një maskë perfekte për t’u përdorur pas ditëve të nxehta në plazh! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht per lëkurën sensitive, të irrituar dhe atë akneike.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.

*25gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë, duke hequr të dy filmat mbrojtës nga të dyja anët e maskës. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Përbërësit "magjik"

centella asiatica, madecassoside, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water/Eau, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Carbomer, Arginine, Hydroxyethylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Allantoin, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Flower Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Anthemis Nobilis Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower/Leaf/Stem Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Dextrin, Sodium Hyaluronate, Caramel, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Menthyl Lactate, Ethyl Menthane Carboxamide, Asistic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Methyl Diisopropyl Propionamide, Centella Asiatica Extract, Madecassoside

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Calming Mask (1.pc)

800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI