Niseni ditën me hidratim të thellë dhe forcim të barrierës mbrojtëse falë përdorimit të kremit DR. JART+ Ceramidin Cream. Ky krem është i formuluar me kompleksin e patenatuar të vetë markës Ceramidin Complex™️, i cili konsiston në 5 lloje të ndryshme keramidesh. Keramidet janë lipide të cilat gjenden në përbërjen e shtresës së jashtme të lëkurës, pra në barrierën mbrojtëse të saj. Ato bllokojnë lagështinë e nevojshme brenda shtresave të lëkurës dhe forcojnë barrierën mbrojtëse, për ta mbrojtur lëkurën nga çdo irritim i mundshëm, si edhe nga agresorët e jashtëm. Ndërsa formulimi me acid hialuronik, panthenol dhe gjalpë shea, bën të mundur zbutjen dhe lëmimin e teksturës së ashpër të lëkurës. Menjëherë pas aplikimit do të vini re një lëkurë më të butë, më elastike dhe të hidratuar. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me barrierë të dëmtuar, të dehidratuar, të thatë, me tendencë skuqjeje dhe kruarje. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me mist-in e linjës: DR. JART+ Ceramidin Cream Mist. 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Ceramidin Complex™, acid hialuronik, gjalpë shea, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Methyl Trimethicone, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Vegetable Oil, Phenyl Trimethicone, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate SE, Ceramide NP*, Stearic Acid, Ceramide NS*, Ceramide AS*, Ceramide AP*, Ceramide EOP*, Algae Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Malt Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Melia Azadirachta (Neem) Flower Extract, Melia Azadirachta (Neem) Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum (Tulsi/Holy Basil) Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus (Love Lies Bleeding) Seed Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Pteris Multifida Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Artemisia Vulgaris (Mugwort) Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrogenated Lecithin, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Pogostemon Cablin (Patchouli) Oil, Cetearyl Glucoside, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Behenyl Alcohol, C12-16 Alcohols, Microcrystalline Cellulose, Butylene Glycol, Palmitic Acid, Methylpropanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Polymethacrylate, Cholesterol, Cellulose Gum, Hydrolyzed Corn Starch, Fructooligosaccharides, Beta-Glucan, Dextrin, Disodium EDTA, Panthenol, Polyquaternium-51, Raffinose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glyceryl Stearate, Folic Acid, Pyracantha Fortuneana Fruit Extract, Tromethamine, Palmitoyl Pentapeptide-4, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonene

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Ceramidin Cream

4,300 ALL 5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI