Nëse keni nevojë për hidratim të thellë të trupit, DR.JART+ Ceramidin Body Wash është zgjidhja perfekte! Falë formulimit në trajtë xheli dhe me përbërje vajore, do ndjeni hidratim të thellë dhe freski në trupin tuaj! Përmban keramide e cila do i rikthejë lëkurës tuaj hidratim. Konsistenca e tij falë vajit të kokosit, e bën atë shumë të plotë duke shkumëzuar shumë dhe duke larguar të gjitha papastërtitë në mënyrë të butë, dhe pa e tharë aspak lëkurën.
Efektet maksimale të tij do t'i përfitoni nëse e aplikoni me kremin e po të njëjtës linjë DR.JART+ Ceramidin Body Lotion

*250ml + DR.JART+ Ceramidin Body Lotion 30ml (dhuratë)

Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni. 
Këshillë: Gëzoni një hidratim dhe  aromë më të pasur dhe më të qëndrueshme me efekt intensiv duke e kombinuar me kremin e trupit të së njejtës linjë nga DR.JART+ Ceramidin Body Lotion.

Përbërësit “magjik”

ceramide, vaj kokosi

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, glycerin, cetostearyl alcohol, Cethyl ethyl hexanonate, Ethylhexyl stearate, glyceryl stearate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, MELIA AZADIRACHTA Flower EXTRACT, Sage Oil Powder, MELIA AZADIRACHTA LEAF EXTRACT, Pogostemon Cablin Oil, Turmeric Extract, (Ocimum Sanctum Leaf Extract, Shea butter, Mango Seed Butter, Theobroma Grandiforum Seed Butter, Corallina officinalis Extract, hydrogenated poly(C6-14Olefin), pentylene glycol, Microcrystalline Wax, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Vinyldimethicone, polyglyceryl-2stearate, caprylyl glycol, acrylate/C10-30Acrylates Crosspolymer, tromethamine, Hydroxyacetophenone, Ethylhexyl glycerin, Ceramide NP, Propanediol, Sodium hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycan, Sodium hyaluronate, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, tocopherol, Raspberry ketone, hydrogenatedlecithin, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide NS, Cetyl -PGhydroxyethyl Palmitamide , Cholesterol, Dipropylene glycol, Stearyl alcohol, Cetyl alcohol, Xanthan gum, DISODIUM EDTA, Caramel

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Ceramidin Body Wash

3,000 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI