Keni menduar ndonjëherë pse disa pjesë të trupit janë më të thata se të tjerat? Kjo ndodh për shkak të gjendrave dhjamore, të cilat prodhojnë sebumin e lëkurës. Duke qënë se këto gjendra janë të shpërndara në të gjithë lëkurën e trupit dhe fytyrës, mund të ndodhë që disa zona të mbeten pa hidratim. Kremi i trupit DR.JART+ Ceramidin Body Lotion është i formuluar me 5 lloje të ndryshme keramidesh dhe 5 lloje acidesh hialuronik. Kjo përbërje siguron hidratim të thellë dhe qetësim të lëkurës. Gjithashtu këta përbërës bashkëveprojnë së bashku për të nxitur prodhimin e kolagjenit dhe për t'i ofruar lëkurës butësi dhe freski. Kremi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë sensitive duke siguruar hidratim afatgjatë. Ka konsistencë të lehtë, përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos e lënë ndjesinë e ngjitjes. Efektet maksimale të këtij kremi do t’i përfitoni, duke e kombinuar dhe me larësin DR.JART+ Ceramidin Body Wash.

Formula e tij është hipoalergjike.

*200ml + DR.JART+ Ceramidin Body Wash 30ml (dhuratë)

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit “magjik”

5 lloje keramidesh, 5 lloje acidesh hialuronik,

Lista e plotë e përbërësve

Water/Eau, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Ceramide NP, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Pogostemon Cablin Oil, Corallina Officinalis Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Diisostearyl Malate, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Cetyl-PG Hydroxyethyl Palmitamide, Dextrin, Propanediol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Cholesterol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

 

DR. JART+ Ceramidin Body Lotion

3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI