OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Scalp Care, është një super trajtim për skalpin e kokës, që mund ta bëni në komoditetin e shtëpisë. Ky produkt përqëndrohet në ribalancimin, detoksifikimin dhe qetësimin e skalpit, duke targetuar rrënjën e yndyrshme të flokut dhe eleminimin e zbokthit. Në fund lë një ndjesi të butë dhe me plot freski.

Paketimi i produktit është i ndarë në 3 pjesë, ku trajtimi bëhet nëpërmjet 3 hapave.

Hapi 1: Fresh Soothing Cleanser (Shampoo)

Shampoo që pastron flokët dhe skalpin duke larguar yndyrënn e tepërt, dhe duke i ofruar këtij të fundit freski për një kohë të gjatë. Përbërja me një kompleks ekstraktesh bimore qetësuese, si: gjethe e çajit jeshil, çaj i zi dhe mente, do të rizgjojnë skalpin teksa largojnë papastërtitë dhe rikthejnë shëndetin e flokëve tuaj. Përbërësi i patentuar "MultiEX_BSASM®" i formuluar me 7 ekstrakte bimësh të ndryshme, si: çaji jeshil, centella asiatica, rozamarinë, kamomil dhe vaj kamelia, zhbllokojnë folikulat e flokut dhe ushqejnë rrënjën. Nga ana tjetër AHA (acid glikolik) dhe BHA (acidi salicilik), largojnë qelizat e vdekura dhe mbrojnë mantelin e skalpit, duke stabilizuar strukturën e flokëve me pH optimal 5.5!

*12ml

Hapi 2: Deep Purifying Treatment (Conditioner)

Balsam flokësh me efekt freskues, zbutës dhe stimulues falë përbërësit të patentuar "Lora Anti-S®". Ky i fundit përmban ekstrakte të bimëve botanike, si: lotus, oriz dhe wormwood (artemisa). Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, lehtëson kruajtjen, duke i ofruar lëndë ushqyese të nevojshme për skalpin. Falë këtij balsami, floku do të jetë i butë dhe plot shkëlqim! AHA (acid glikolik) dhe BHA (acidi salicilik), largojnë qelizat e vdekura dhe mbrojnë mantelin e skalpit, duke stabilizuar strukturën e flokëve me pH optimal 5.5!

*12ml

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Ky trajtim Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap është i dizejnuar me një teknologji të lartë dhe inovative. Përbërja e trajtimit është e formuluar me keratinë të hidrolizuar, kolagjen nga ginseng-u i kuq, acide yndyrore dhe antioksidantë, që ndihmojnë në ushqimin dhe hidratimin e skalpit dhe flokut. "Soothing Cooler®", është përbërës aktiv i patentuar, i cili penetron në skalp për të freskuar nxehtësinë e tepërt të krijuar në skalp. Kapuçi i flokëve do të vetë gjenerojë avull, për të bërë të mundur që kutikulat e rrënjëve të flokëve të zgjerohen, e në këtë mënyrë përthithja e lëndëve ushqyese të jetë efikase. Kolagjeni dhe proteina e hidrolizuar, do të depërtojnë thellësisht duke forcuar flokun, dhe duke u dhënë atyre volum.

*kapuçi i flokëve + 10ml

Formula e tij është e patestuar në kafshë, nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, phthalate, sulfat, silikon, gluten.

Hapi 1: Fresh Soothing Cleanser (Shampoo)

Lani flokët tuaj me shampoo-n, duke masazhuar skalpin dhe duke u përqëndruar në zonat problematike. Mbajeni kokën me shkumë për 1-3 minuta, dhe prisni që larësi të heqë papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Shpëlajeni mirë dhe ndiqni hapat 2 dhe 3.

Hapi 2: Deep Purifying Treatment (Conditioner)

Pas pastrimit me hapin 1, aplikojeni në flokë të lagur duke u përqënduar në zonat problematike. Masazhojeni për 3 minuta dhe vazhdoni me hapin 3-të.

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Pas aplikimit të hapit 2, vendosni kapuçin e flokëve vetë-ngrohës të mbushur me lëndë ushqyese, duke mbuluar të gjithë flokët. Shtypni dhe fërkoni butësisht kapuçin e e vendosur në kokë për të shpërndarë në mënyrë të barabartë kolagjenin dhe keratinën e hidrolizuar. Prisni për 10-30 minuta. Hiqeni kapuçin dhe shpëlajini mirë flokët me ujë të vakët!

Përbërësit “magjik”

"MultiEX_BSASM"®, "Lora Anti-S®", keratinë, ginseng, kolagjen, "Soothing Cooler®".

Lista e plotë e përbërësve

Fresh Soothing Cleanser

Water, Cocamidopropylbetaine, Disodium Laurethsulfosuccinate, Sodium Cocoylalaninate, Sodium Chloride, Menthol, Cocamide Mea, Camellia Sinensis Leaf Extract, Menthapiperita (Peppermint) Leaf Extract, Sodium Benzoate, Peg-150 Distearate, Citric Acid, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-10, Melaleucaalternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Salicylic Acid, Panthenol, Tetrasodium Edta, Niacinamide, Butylene Glycol, Glycerin, Squalane, 1,2-Hexanediol, Centellaasiatica Extract, Polygonumcuspidatu Root Extract, Scutellariabaicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhizaglabra (Licorice) Root Extract, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Rosmarinusofficinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomillarecutita (Matricaria) Flower Extract, Biotin

Deep Purifying Treatment

Water, Behentrimonium Chloride, Cetyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Stearamidopropyldimethy Amine, Squalane, Isopropyl Alcohol, Dicaprylyl Carbonate, Stearyl Alcohol, Menthol, Biotin, Panthenol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Myristyl Alcohol, Hydroxyethy Cellulose, Citric Acid, Melaleucaalternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Lauryl Alcohol, Disodium Edta, Niacinamide, Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Oryza Sativa (Rice) Extract, Nelumbiumspeciosum Flower Extract, Artemisia Annua Extract, Salicylic Acid, Chenopodium Quinoa Seed Extract

Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap

Water, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Hydroxyethylcellulose, Fragrance, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Squalane, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Dioscorea Japonica Rootextract, Viola Mandshurica Flower Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Ulmusdavidiana Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Hydrolyzed Keratin, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Hydrolyzed Ginseng Saponins

DOUBLE DARE është markë globale e themeluar në prill të 2017, nga veteranë të industrisë së bukurisë me eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë. Produktet e tyre ofrojnë inovacion, cilësi dhe janë të dizenjuara për femra dhe meshkuj. Filozofia e kësaj marke, është testimi i metodave të reja, moderne duke tejkaluar kufinjtë e bukurisë dhe të përkujdesjes së lëkurës, flokut dhe trupit. Të gjitha produktet janë të formuluara për të ushqyer një shpirt aventurier, dhe plot pasion për zbulimin e inovacioneve të reja. Guxo të zbulosh bukurinë me DOUBLE DARE SPA! 

DOUBLE DARE OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Scalp Care

600 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI