OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Scalp Care, është një super trajtim për skalpin e kokës, që mund ta bëni në komoditetin e shtëpisë. Fokusi i tij është rigjenerimi i kutikulave të flokut, dhe riparimit të dëmtimit të tij, duke ofruar hidratim për të forcuar dhe nxitur rritjen e flokut të shëndetshëm. Do të forcojë flokët dhe do t'i ofrojë atyre shkëlqim!

Paketimi i produktit është i ndarë në 3 pjesë, ku trajtimi bëhet nëpërmjet 3 hapave.

Hapi 1: Fortifying Cleanser (Shampoo)

I formuluar me përbërës bimorë, duke ruajtur nivelin optimat të pH 5.5, kjo shampoo depërton thellësisht nga rrënja e deri në gjithë gjatësinë e flokut, për t’i dhënë volum atyre. Përbërësi aktiv i patentuar “Pure H2C®”, ofron hidratim të thellë dhe ka veti anti-inflamatore për flokët e thatë dhe skalpin e kokës. Për më tepër larësi përmban pirition zinku për të larguar yndyrën dhe zbokthin nga skalpi.

*12ml

Hapi 2: Growth Enhancing Treatment (Conditioner)

I formuluar me biotinë, shafran nga India, 18 lloje aminoacidesh dhe përbërës të patentuar antioksidues të pemës "Varrier™". Të gjithë këta përbërës bashkëveprojnë për të forcuar rrënjën e flokut, skalpin, duke i bërë ata të ndihen më të plotë teksa masazhohen. Kjo mënyrë nxit rigjenerimin e flokëve, duke rikthyer elasticitetin e munguar! Flokët tuaj do jenë të plotë dhe të shëndetshëm si kurrë më parë! Ky trajtim ndihmon gjithashtu edhe nëse skalpi juaj është sensitiv, duke minimizuar skuqjen, dhe duke e lënë atë të relaksuar dhe të hidratuar.

*12ml

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Ky trajtim Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap është i dizejnuar me një teknologji të lartë dhe inovative. Përbërja e trajtimit është e formuluar me keratinë të hidrolizuar, kolagjen nga ginseng-u i kuq, acide yndyrore dhe antioksidantë, që ndihmojnë në ushqimin dhe hidratimin e skalpit dhe flokut. "V2 Complex®", është përbërësi aktiv i patentuar i cili do u rikthejë elasticitetin dhe shkëlqimin e flokëve të munguar prej kohësh, duke i bërë ata gjithashtu më të menaxhueshëm në stilim. Kapuçi i flokëve do të vetë gjenerojë avull, për të bërë të mundur që kutikulat e rrënjëve të flokëve të zgjerohen, e në këtë mënyrë përthithja e lëndëve ushqyese të jetë efikase. Kolagjeni dhe proteina e hidrolizuar, do të depërtojnë thellësisht duke forcuar flokun, dhe duke u dhënë atyre volum.

*kapuçi i flokëve + 10ml

Formula e tij është e patestuar në kafshë, nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, phthalate, sulfat, silikon, gluten.

Hapi 1: Fortifying Cleanser (Shampoo)

Lani flokët tuaj me shampoo-n, duke masazhuar skalpin dhe duke u përqëndruar në zonat problematike. Mbajeni kokën me shkumë për 1-3 minuta, dhe prisni që larësi të heqë papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Shpëlajeni mirë dhe ndiqni hapat 2 dhe 3.

Hapi 2: Growth Enhancing Treatment (Conditioner)

Pas pastrimit me hapin 1, aplikojeni në flokë të lagur duke u përqënduar në zonat problematike. Masazhojeni për 3 minuta dhe vazhdoni me hapin 3-të.

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Pas aplikimit të hapit 2, vendosni kapuçin e flokëve vetë-ngrohës të mbushur me lëndë ushqyese, duke mbuluar të gjithë flokët. Shtypni dhe fërkoni butësisht kapuçin e e vendosur në kokë për të shpërndarë në mënyrë të barabartë kolagjenin dhe keratinën e hidrolizuar. Prisni për 10-30 minuta. Hiqeni kapuçin dhe shpëlajini mirë flokët me ujë të vakët!

Përbërësit “magjik”

"HP-DCC Complex®", kompleksi nga ekstrati i algave, "Varrier Complex®", 18 lloje aminoacidesh, keratinë, ginseng, kolagjen, "V2 Complex®"

Lista e plotë e përbërësve

Fortifying Cleanser 

Water, Sodium Laureth Sulfate, Glycerin, Ammonium Lauryl Sulfate, Cocamidopropylbetaine, Cocamide Mea, Sodium Benzoate, Sodium Chloride, Caprylic/Capric Triglyceride, Ppg-3 Caprylyl Ether, Fragrance, Polyquaternium-10, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Zinc Pyrithione, Panthenol, Salicylic Acid, Trihydroxystearin, Lauryl Alcohol, Disodium Edta, Citric Acid, Niacinamide, Zinc Chloride, Ammonium Sulfate, Gelidiumcartilagineum Extract, Hizikiafusiforme Extract, Laminaria Japonica Extract, Undariapinnatifida Extract,Sodium Polynaphthalenesulfonate, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Hyssopusofficinalis Extract, Lactobacillusferment Lysate, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Cucurbitapepo (Pumpkin) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Ceratoniasiliqua (Carob) Fruit Extract,Diospyros Kaki Fruit Extract, Biotin

Growth Enhancing Treatment

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Steartrimonium Chloride, Ppg-3 Caprylyl Ether, Cocosnucifera (Coconut Oil, Brassicamidopropyldimethylamine, Propylene Glycol, Isopropyl Alcohol, Caprylyl Glycol, Fragrance, Citric Acid, Hydroxyethylcellulose, Disodium Edta, Butylene Glycol, Caffeine, Menthol, Ganodermalucidum (Mushroom) Stem Extract, 1,2-Hexanediol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Pheny Alanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Fragariachiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Berberis Vulgaris Root Extract, Lyciumchinense Fruit Extract, Morusnigra Fruit Extract, Histidine, Cysteine, Methionine

Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap

Water, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Hydroxyethylcellulose, Fragrance, Squalane, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Rosa Canina Fruit Oil, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Arginine, Hydrolyzed Keratin, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Biotin, Glycerin, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Hydrolyzed Ginseng Saponins, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Hydrogenated Lecithin, Ceramide Np, Cholesterol

DOUBLE DARE është markë globale e themeluar në prill të 2017, nga veteranë të industrisë së bukurisë me eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë. Produktet e tyre ofrojnë inovacion, cilësi dhe janë të dizenjuara për femra dhe meshkuj. Filozofia e kësaj marke, është testimi i metodave të reja, moderne duke tejkaluar kufinjtë e bukurisë dhe të përkujdesjes së lëkurës, flokut dhe trupit. Të gjitha produktet janë të formuluara për të ushqyer një shpirt aventurier, dhe plot pasion për zbulimin e inovacioneve të reja. Guxo të zbulosh bukurinë me DOUBLE DARE SPA! 

DOUBLE DARE OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Hair Restore

800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI