OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Scalp Care, është një trajtim unik si ndihmë e shpejtë për flokët super të dëmtuar! Formula e tij e specializuar riparon në mënyrë të menjëhershme flokët e dëmtuar, majat e dyzuara dhe forcon kutikulat e rrënjëve, duke përmirësuar dukshëm teksturën dhe duke ofruar shkëlqimin e munguar flokëve 

Paketimi i produktit është i ndarë në 3 pjesë, ku trajtimi bëhet nëpërmjet 3 hapave.

Hapi 1: Recovery Cleanser (Shampoo)

Kjo shampoo është specifike për flokë të dëmtuar, të lyer dhe dekoloruar, që kanë nevojë për një kujdes shumë të veçantë. 97% e formulimit të kësaj shampoo-je me është natyrale dhe përmban një kompleks rigjenerues i përbërë nga ekstratefarash bimore dhe 18 lloje aminoacidesh si dhe vaj argani. Të gjithë së bashku ndihmojnë për t'i dhënë flokut jetë, për t'i ushqyer thellësisht, si dhe për t'i zbutur nga rrënja te majat. Gjithashtu ndihmon në lëmimin e fibrave të flokut, madje dhe atij tepër të dëmtuar dhe të ashpër!

*12ml

Hapi 2: Repair Protein Treatment (Conditioner)

Ky balsam i lehtë hidratues, mund të trajtojë flokun e dëmtuar nga pajisjet stiluese, trajtimet kimike, duke mos e rënduar atë. Falë dozës së plotë të hidratimit, floku juaj nga i dëmtuar dhe i thatë do rikthehet në flokë të plotë, të mëndafshtë dhe me plot shkëlqim! Përbërësi aktiv i patentuar "Natural RE®", stimulon hidratim të fuqishëm edhe për skalpin e dëmtuar gjithashtu. Kombinimi i shea butter dhe kompleksi me 18 aminoacide, kyçin hidratimin dhe lagështinë, brenda në kutikula për të riparuar flokun që në rrënjë, dhe për të minimizuar majat e dyzuara.

*12ml

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Ky trajtim Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap është i dizejnuar me një teknologji të lartë dhe inovative. Përbërja e trajtimit është e formuluar me keratinë të hidrolizuar, kolagjen nga ginseng-u i kuq, acide yndyrore dhe antioksidantë, që ndihmojnë në ushqimin dhe hidratimin e skalpit dhe flokut. "7 Herb Complex®", është përbërës aktiv i patentuar, i cili rigjallëron, riparon, dhe zbut flokun shumë të dëmtuar. Kapuçi i flokëve do të vetë gjenerojë avull, për të bërë të mundur që kutikulat e rrënjëve të flokëve të zgjerohen, e në këtë mënyrë përthithja e lëndëve ushqyese të jetë efikase. Kolagjeni dhe proteina e hidrolizuar, do të depërtojnë thellësisht duke forcuar flokun, dhe duke u dhënë atyre volum.

*kapuçi i flokëve + 10ml

Formula e tij është e patestuar në kafshë, nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, phthalate, sulfat, silikon, gluten.

Hapi 1: Recovery Cleanser (Shampoo)

Lani flokët tuaj me shampoo-n, duke masazhuar skalpin dhe duke u përqëndruar në zonat problematike. Mbajeni kokën me shkumë për 1-3 minuta, dhe prisni që larësi të heqë papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Shpëlajeni mirë dhe ndiqni hapat 2 dhe 3.

Hapi 2: Repair Protein Treatment (Conditioner)

Pas pastrimit me hapin 1, aplikojeni në flokë të lagur duke u përqënduar në zonat problematike. Masazhojeni për 3 minuta dhe vazhdoni me hapin 3-të.

Hapi 3: Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap (Trajtim ushqyes + kapuç vetë-ngrohës)

Pas aplikimit të hapit 2, vendosni kapuçin e flokëve vetë-ngrohës të mbushur me lëndë ushqyese, duke mbuluar të gjithë flokët. Shtypni dhe fërkoni butësisht kapuçin e e vendosur në kokë për të shpërndarë në mënyrë të barabartë kolagjenin dhe keratinën e hidrolizuar. Prisni për 10-30 minuta. Hiqeni kapuçin dhe shpëlajini mirë flokët me ujë të vakët!

Përbërësit “magjik”

"EED V®", 18 aminoacide, "Natural Re®", keratinë, ginseng, kolagjen, "7 Herb®"

Lista e plotë e përbërësve

Recovery Cleanser

Water, Disodium Laurethsulfosuccinate, Lauryl Glucoside, Lauryl Betaine, Glycerin, Cocamide Mipa, Sodium Chloride, Polyquaternium-10, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Coco-Glucoside, Hydroxyacetophenone, Fragrance, Disodium Coco-Glucoside Citrate, Citric Acid, Salicylic Acid, Panthenol, Niacinamide, Butylene Glycol, Disodium Edta, Sodium Cocoylalaninate, Centellaasiatica Extract, Ppg-14 Butyl Ether, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Phaseolusradiatus Seed Extract, Phaseolusangularis Seed Extract, Phaseolus Vulgaris Seed Extract, Pisumsativum (Pea) Seed Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Arganiaspinosa Kernel Oil, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine

Repair Protein Treatment

Water, Behentrimonium Chloride, Cetyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Stearamidopropyldimethylamine, Isopropyl Alcohol, Squalane, Dicaprylyl Carbonate, 1,2-Hexanediol, Stearyl Alcohol, Panthenol, Myristyl Alcohol, Hydroxyethylcellulose, Citric Acid, Lauryl Alcohol, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Sodium Cocoylalaninate,Propanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Glycerin, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobaccillus/Pear Juice Fernentfilterate Lactobacillus/ Punicagranatum Fruit Ferment Extract,Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate

Nutrient Infused Self-Warming Hair Cap

Water, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Hydroxyethylcellulose, Fragrance, Panthenol, Squalane, Rosa Canina Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Butylene Glycol, Hizikiafusiforme Extract, Undariapinnatifida Extract, Laminaria Japonica Extract, Gelidiumcartilagineum Extract, Hydrolyzed Keratin, Melaleucaalternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Menthapiperita (Peppermint) Leaf Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Origanumvulgare Leaf Extract, Pelargonium Graveolens Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Lavandulaangustifolia (Lavender) Flower Extract, Hydrolyzed Ginseng Saponins, Biotin

DOUBLE DARE është markë globale e themeluar në prill të 2017, nga veteranë të industrisë së bukurisë me eksperiencë 20 vjeçare në këtë fushë. Produktet e tyre ofrojnë inovacion, cilësi dhe janë të dizenjuara për femra dhe meshkuj. Filozofia e kësaj marke, është testimi i metodave të reja, moderne duke tejkaluar kufinjtë e bukurisë dhe të përkujdesjes së lëkurës, flokut dhe trupit. Të gjitha produktet janë të formuluara për të ushqyer një shpirt aventurier, dhe plot pasion për zbulimin e inovacioneve të reja. Guxo të zbulosh bukurinë me DOUBLE DARE SPA! 

DOUBLE DARE OMG! 3 in 1 Self Hair Clinic For Damaged Hair

800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI