COSRX Ultimate Moisturizing Honey Overnight Mask është një maskë për fytyrën që përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Në mëngjes do të zgjoheni me një lëkurë të butë, të pastër dhe plot hidratim! E gjithë kjo falë përmbajtjes së saj me 87.26% ekstakt propolisi, që njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, dhe kështu ndihmon në shërimin e lëkurës së dëmtuar nga sensitiviteti apo aknet. Formula e kësaj maske përmban: dyllë blete, një përbërës terapeutik dhe hidratues për lëkurën dhe adenosine që parandalon dhe lufton shenjat e moshës.

Ky produkt është shumë ushqyes edhe pse ka një konsistencë të lehtë, duke e bërë të përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe normale.
Niveli i tij i pH është 6.

*60ml

Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.

Përbërësit "magjik"

87.26% ekstrakt propolis

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Betaine, 1,2-Hexanediol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Arginine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Beeswax, Allantoin, Panthenol, Sodium Polyacrylate, Adenosine

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Ultimate Moisturizing Honey Overnight Mask

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI