COSRX Full Fit Propolis Nourishing Magnet Sheet Mask, pjesë e linjës Propolis Line, nga marka COSRX, është e formuluar me kompleksin e propolit dhe mjaltit nga bletët e zeza Black Bees! Kjo përbërje është cilësuar si antibiotiku natyral i njohur që në antikitet, i cili rigjeneron edhe lëkurën më të dëmtuar. Gjithashtu ka efekt shëruese, antibakteriale, anti-inflamatoredhe rigjeneruese për lëkurën falë përmbajtjes me qumësht blete, ekstrakte mjalti. Të gjitha këto karakteristika i mbart mjalti dhe çdo nënprodukt i prodhuar nga bletët! Pas përdorimit të kësaj maske do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme dhe me plot shkëlqim! Maska përshtatet për çdo tip lëkure, kryesisht atë sensitive dhe me tendencë akneike.

*21ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt propolisi, ekstrakt mjalti

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Alcohol, Butylene Glycol, Trehalose, Panthenol, Xanthan Gum, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Pantolactone, Royal Jelly Extract, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Honey Extract, Rosa Centifolia Flower Extract, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Propolis Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Rose Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Full Fit Propolis Nourishing Magnet Sheet Mask

700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI