Ushqeni dhe hidratoni thellësisht lëkurën tuaj me maskën sheet mask: COSRX Comfort Ceramide Soft Cream Sheet Mask, pjesë e linjës Balancium Comfort Ceramide Line e markës COSRX. Esenca e kësaj maske, është e zhytur në kremin e linjës aq të pëlqyer COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream. Përmban kompleksin me 6 lloje të ndryshme keramidesh, për të mbrojtur dhe forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës nga agresorët e jashtëm si edhe për të qetësuar çdo irritim të mundshëm! Gjithashtu, qetëson dhe hidraton lëkurën shumë të thatë dhe të ashpër, duke i rikthyer asaj hidratimin e munguar prej kohësh. Kjo maskë përshtatet me lëkurën e thatë dhe të dehidratuar dhe atë sensitive!

*21ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ceramide NP, 6 lloje të ndryshme keramidesh

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hexylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Glyceryl Stearate, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Sorbitan Stearate, Arginine, Sorbitan Sesquioleate, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Sucrose Cocoate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Canarium Luzonicum Gum Nonvolatiles, Cupressus Sempervirens Oil

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Comfort Ceramide Soft Cream Sheet Mask (1pc.)

600 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI