Pas suksesit të dyshes së produkteve të COSRX me përbërjen “mrekulli” të sekrecionit të filtruar nga kërmilli, (esenca COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence dhe kremi hidratues COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream), kësaj linje iu shtua edhe kremi për zonën delikate rreth syve.
COSRX Advanced Snail Peptide Eye Cream është i përbërë me 72% të sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe i adresohet të gjithë problematikave që mund të shfaqen në zonën rreth syve. Ky krem është i plotë dhe shumë hidratues, por nuk e rëndon aspak lëkurën. Përbërja tjetër e veçantë e këtij produkti është Peptide Complex-5 e mbushur me 5 lloje të ndryshme peptidesh, që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit që mbush e tërheq edhe rrudhat më të thella. Nga ana tjetër, niacinamide ndihmon në zbehjen dhe heqjen e rrathëve të zinj aq shumë të bezdisshëm. Formula e tij e përbërë nga të gjithë këta përbërës, ushqen lëkurën e hollë në zonën rreth syve dhe parandalon e lufton shfaqjen e rrudhave.

 *25ml

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.

Përbërësit "magjik"

sekrecion i filtruar nga kërmilli, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Water, Palmitic Acid, Arginine, Carbomer, Stearic Acid, Betaine, Cetearyl Olivate,

Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Allantoin, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Xanthan Gum,

Myristic Acid, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetra-peptide-7

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Advanced Snail Peptide Eye Cream

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI