{"product_id":"cosrx-advanced-snail-92-all-in-one-cream-tube","title":"COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream Tube","description":"\u003cp\u003e\u003cem\u003eCOSRX Advanced Snail 92 All in One Cream Tube \u003c\/em\u003eështë kremi hidratues ikonik nga linja e famshme me sekrecion kërmilli, i cili tashmë vjen në një paketim të ri në formë tubi, shumë më praktik dhe higjienik për përdorim të përditshëm Ky krem përmban 92% të këtij sekrecioni dhe i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Ka konsistencë të lehtë edhe pse është shumë i pasur në vitamina dhe minerale. Pas një përdorimi të vazhdueshëm, do ta ndjeni lëkurën më të shëndetshme dhe të rigjallëruar!\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eËshtë i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. Nuk përmban përbërës të dëmshëm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e *100gr\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eNë mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe\/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003cbr\u003e\n\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003esekrecion i filtruar nga kërmilli\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSnail Secretion Filtrate, Betaine, Caprylic\/Capric Triglyceride, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Alcohol, Stearic acid, Arginine, Dimethicone, Carbomer, Panthenol, Allantoin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol, Adenosine, Phenoxyethanol\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eCOSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.\u003c\/p\u003e","brand":"Koralsecrets - Perkujdesje e lekures, produkte kozmetike \u0026 bukurie Koreane","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48616048328961,"sku":"ASC5566","price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Untitled-3-12.png?v=1777454655","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/cosrx-advanced-snail-92-all-in-one-cream-tube","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}