{"product_id":"cos-de-baha-az20-azelaic-acid-20-cream","title":"Cos De BAHA AZ20 Azelaic Acid 20% Cream","description":"\u003cp class=\"isSelectedEnd\"\u003e\u003cspan\u003eCos De BAHA AZ20 Azelaic Acid 20% Cream është një krem trajtues i formuluar për lëkurën me akne, skuqje, rosacea, hiperpigmentim dhe ton jo uniform. Falë përqendrimit të lartë prej 20% acid azelaik, ky krem ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë aknet, reduktimin e inflamacionit dhe zbehjen e njollave të errëta, duke e lënë lëkurën më të pastër dhe më të balancuar. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormula përmban 20% Acid Azelaik, një nga përbërësit më efektivë për trajtimin e akneve, hiperpigmentimit dhe skuqjes së lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasuruar me MSM (Methylsulfonylmethane), i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe qetësimin e lëkurës, si edhe me Panthenol (Vitaminë B5) që ndihmon në rigjenerimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse. Centella Asiatica dhe Madecassoside ofrojnë efekt qetësues dhe ndihmojnë në rikuperimin e lëkurës së irrituar, ndërsa Acidi Hialuronik siguron hidratim afatgjatë dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të saj. Formula përmban gjithashtu Ceramide NP, e cila ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe reduktimin e humbjes së lagështisë. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eKy krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën akneike, me rosacea, hiperpigmentim, skuqje ose inflamacion. Për shkak të përqendrimit të lartë të acidit azelaik, rekomandohet të përdoret fillimisht 2-3 herë në javë në mbrëmje dhe gradualisht të rritet frekuenca sipas tolerancës së lëkurës.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. \u003cbr\u003e\u003cbr\u003e*50ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNë mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe\/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e20% Acid Azelaik, MSM (Dimethyl Sulfone), Panthenol (Vitaminë B5), Centella Asiatica, Madecassoside, Acid Hialuronik, Ceramide NP\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater\/Aqua, Azelaic Acid, Propylene Glycol, Sodium Hydroxide, Caprylic\/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Betaine, Dimethyl Sulfone, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tocopherol, Ceramide NP, Polysorbate 60, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMarka Cos De BAHA \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eështë një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49272498061569,"sku":"AAC482","price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Untitled-1-41_57f4402b-8d69-4854-8316-6bf8db37e78d.png?v=1782917952","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/cos-de-baha-az20-azelaic-acid-20-cream","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}