CLIO Pre-Step Pore Primer është një primer i formuluar posaçërisht për të reduktuar pamjen e poreve të hapura dhe linjat e holla të rrudhave! Sistemi i bllokimit të menjëhershëm të poreve e bën strukturën e lëkurës të lëmuar sikur të jetë e mbështjellur me një pëlhurë mëndafshi. Tekstura e tij kremoze, e ngjashme me strukturën balsam, e lejon atë të përthithet lehtësisht, duke ofruar një lëkurë të mirë hidratuar, gati për fillimin e rutinës së grimit. Përbërja e tij me pluhur poroz të imët dhe silicë, bënë të mundur kontrollin e sebumit të tepër dhe sigurimin e një grimi matifikues por jo të "krisur". Nga ana tjetër formulimi me gjethe të çajit jeshil, e bën këtë primer të përshtashëm edhe për lëkurë sensitive. Kjo pasi caji jeshil vepron menjëherë për të ofruar qetësim të shpejtë të lëkurës së irrituar!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

 Pluhur poroz të imët dhe silicë

Lista e plotë e përbërësve

Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Isododecane, Isononyl Isononanoate, Mica (CI 77019), Cyclohexasiloxane, Silica, Polymethyl Methacrylate, Titanium Dioxide (CI 77891), Dimethicone Crosspolymer, Phenoxyethanol, Tocopheryl Acetate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Iron Oxides (CI 77492), Hydrogenated Lecithin, Fragrance, Iron Oxides (CI 77491), Coral Powder, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Iron Oxides (CI 77499), Triethoxycaprylylsilane

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Pre-Step Pore Primer

2,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI