CLIO Kill Cover Glow Fitting Cushion SPF50+ PA++++ sapo ka mbërritur, dhe ka ardhur për të mrekulluar të gjitha vajzat e KORAL SECRETS! Po, po një fondatinë cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë, e riformuluar për të dhënë një mbulim të lartë, korrektuar imperfeksionet e lekurës dhe me një qëndrueshmëri për plot 56h! Formulimi i këtij cushion është me një përzjerje vajrash esencial, si: farat babasu, marula, luledielli dhe ekstrakt nga calendula! Kjo përbërje luksoze bën të mundur që përveç mbulimit të imperfeksioneve, si: vijat e holla dhe rrudhat, hiperpigmentimi, poret e dukshme të zmadhuara, edhe trajtimin e lëkurës me përbërës ushqyes për të. Kjo fondatinë gjithashtu përmban filtra mbrojtës SPF50+ PA+++. Për këdo që dëshiron një efekt glow, por pa e rënduar lëkurën për të nxitur prodhimin e tepërt të sebumit, kjo fondatinë është ideale për ju! Madje nëse ju nevojitet të mbani maskën për një kohë të gjatë, kjo fondatinë nuk transferon aspak kastë në të.

*15gr (2x)

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

4 lloje vajrash esencial, niacinamide.

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, titanium dioxide, ethylhexyl methoxycinnamate, propylene glycol dibenzoate, ethylhexyl salicylate, dicaprylyl carbonate, butylene glycol dicaprylate/dicaprate, C13-15 alkane , denatured alcohol, isododecane, zinc oxide, niacinamide, magnesium sulfate, butylene glycol, octocrylene, trimethylsiloxysilicate, polyglyceryl-6 polyricinoleate, polyglyceryl-6 polyhydroxy Stearate, Quaternium-90 bentonite, caprylic/capric glyceride, iron yellow oxide, acrylate/polytrimethylsiloxymethacrylate copolymer, polyglycerin-6, triethoxycaprylylsilane, palmi Tic acid, red iron oxide, aluminum hydroxide, stearic acid, black iron oxide, adenosine, myristic acid, marula seed oil, babassu seed oil, boron nitride, sunflower seed oil, port marigold flower extract, fragrance

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Glow Fitting Cushion SPF50+ PA++++

4,000 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI