Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të plotë, por shumë natyral. Së fundmi kemi zgjedhur një cushion nga marka e njohur e kozmetikës CLIO PROFESSIONAL. CLIO Kill Cover Cica Serum Cushion, është një cushion 3 në 1, që siç e thotë edhe emri i tij, është një fondatinë-serum! Dhe pikërisht për këtë arsye e duam kaq shumë në KORAL SECRETS! Ka 3 efekte të mrekullueshme për lëkurën, sepse mbulon dhe krijon njëtrajtshmëri të tonalitetit të saj, ka veti anti-rrudhë dhe gjithashtu përmban filtra mbrojtës SPF50+ PA+++. Të gjithë këto veti i ka falë sodiumit hyaluronate, që ndihmon në rivendosjen e lagështisë dhe hidratimit duke luftuar shenjat e moshës. Niacinamide, që minimizon dhe tkurr poret, i jep një tonalitet të njëjtë lëkurës me njolla, duke ndihmuar në zbehjen e tyre, si edhe i ofron gjallëri asaj! Përbërësi i tretë special, është ekstrakti i rrënjës së bimës Centella Asiatica, që qetëson inflamacionin, ndihmon në shërimin sa më të shpejtë të plagëve si edhe stimulon qarkullimin e mirë të gjakut. Me anë të këtij cushion, do të arrini të mbuloni imperfeksionet e lëkurës suaj, njollat, si edhe pjesët delikate si rrudhat poshtë syve falë formës shumë të përshatshme të sfungjerit që ajo përmban.

*15gr (2x)

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

Sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik), niacinamide, ekstrakt nga rrënja e bimës centella asiatica 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Phenyl Trimethicone, Cyclopentasiloxane, Diisostearyl Malate, Ethylhexyl Salicylate, Butylene Glycol, Polypropylsilsesquioxane, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Cyclohexasiloxane, Iron Oxides (CI 77492), Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Glycerin, Niacinamide, Propylene Glycol Dibenzoate, 1,2-Hexanediol, Bismuth Oxychloride (CI 77163), Isododecane, Synthetic Fluorphlogopite, Octyldodecanol, PEG-10 Dimethicone, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Polytrimethylsiloxymethacrylate Copolymer, Magnesium Sulfate, Ethylhexyl Hydroxystearate, Iron Oxides (CI 77491), Triethoxycaprylylsilane, Stearic Acid, Alumina, Aluminum Hydroxide, Iron Oxides (CI 77499), Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Madecassoside, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Polyglyceryl-3 Cocoate, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Polyglyceryl-6 Ricinoleate, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Asiaticoside

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Cica Serum Cushion with refill

3,500 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI