{"product_id":"celimax-jiwoogae-cica-cool-calming-gel-mask","title":"CELIMAX Ji Woo Gae Cica PHA Peel 2-Step Gel Mask","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCELIMAX Ji Woo Gae Cica PHA Peel 2-Step Gel Mask është një trajtim eksfoliues dhe qetësues në dy hapa, i krijuar për të përmirësuar pamjen e teksturës jo të njëtrajtshme dhe të sipërfaqes së ashpër të lëkurës. Hapi i parë përmban 10% Gluconolactone (PHA), një acid eksfoliues që ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura dhe në lëmimin e sipërfaqes së lëkurës, pa përdorur scrub. Formula plotësohet me forma të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit gjatë këtij hapi. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003ePas eksfolimit, hapi i dytë vazhdon me një maskë hidrogel të pasur me Centella Asiatica, Niacinamide, Panthenol dhe Ceramide NP. Këta përbërës ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës, duke i rikthyer asaj ndjesinë e hidratimit pas eksfolimit. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eËshtë veçanërisht i përshtatshëm për përdorim kur lëkura duket e lodhur, ka teksturë të pabarabartë ose kur dëshironi një përgatitje më të mirë të lëkurës përpara makeup-it. Pas përdorimit, lëkura duket më e freskët, më e lëmuar dhe më e hidratuar. Për shkak të përmbajtjes së PHA, përdorimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve të produktit dhe të shmanget përdorimi i tepërt. Gjatë ditës, rekomandohet përdorimi i kremit mbrojtës me SPF.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e*\u003cspan\u003e4g + 30g\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit \u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003e10% PHA (Gluconolactone), Centella Asiatica, Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Acid Hialuronik\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eHAPI 1: Water, Butylene Glycol, Gluconolactone, Dipropylene Glycol, Tromethamine, Glycerin, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sodium Acrylic Acid\/MA Copolymer, Octyldodeceth-16, Disodium EDTA, Allantoin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Sodium Polyacrylate, Caprylyl Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ethylhexanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate. HAPI 2: Water, Glycerin, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Trehalose, Chondrus Crispus, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Centella Asiatica Extract, Algin, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Butylene Glycol, Centella Asiatica Leaf\/Stem Powder, Adenosine, Dextrin, Gardenia Extract, Methyl Diisopropyl Propionamide, Disodium EDTA, Maltodextrin, Allantoin, C12-13 Alketh-9, Sodium Hyaluronate, Ethoxydiglycol, Hydrogenated Lecithin, Octyldodecanol, Asiaticoside, Glycolipids, Madecassic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Ceramide NP, Glycine, Glutamic Acid, Arginine, Madecassoside\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin \"Sinqeritet\"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50229945598209,"sku":"JWG425","price":500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/CelimaxCicaPHAPeelMask.png?v=1787761734","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/celimax-jiwoogae-cica-cool-calming-gel-mask","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}