{"product_id":"celimax-1","title":"CELIMAX The Real Noni Moisture Balancing Toner","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCELIMAX\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eThe Real Noni Moisture Balancing Toner\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e është një toner hidratues dhe qetësues i pasur me 80.1% ekstrakt të frutit Noni, një përbërës i njohur për vetitë e tij ushqyese, antioksiduese dhe revitalizuese për lëkurën. Formula ndihmon në hidratimin e thellë dhe balancimin e niveleve të lagështisë, ndërsa qetëson lëkurën e irrituar apo të dehidratuar pas pastrimit. Përveç Noni-t, toneri përmban edhe përbërës hidratues si \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eSodium Hyaluronate\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e, i cili ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e hidratimit në lëkurë, si edhe \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003ePanthenol\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e, i njohur për efektin qetësues dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Formula përmban gjithashtu aminoacide të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës, duke e lënë atë më të butë, të hidratuar dhe me \"glow\" natyral. Tekstura është e lehtë dhe fresh, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideale për përdorim të përditshëm dhe të përshtatshme sidomos për lëkurë të thatë, sensitive apo të dehidratuar.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e*150ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003cspan\u003e80.1% ekstrakt të frutit Noni, Sodium Hyaluronate, panthenol, aminoacide\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMorinda Citrifolia Fruit Extract (80.1%), Butylene Glycol, Water, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Morinda Citrifolia Seed Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Betaine, Allantoin, Dextrin, Caprylic\/Capric Triglyceride, C12-13 Pareth-9, Disodium EDTA, Chlorphenesin\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin \"Sinqeritet\"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48951556702465,"sku":"CEL132","price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-6760.png?v=1780579498","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/celimax-1","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}