Një “travel kit” për udhëtimet tuaja me të gjitha produktet e nevojshme, “bestseller” nga marka BENTON! Seti përmban:

BENTON Tea Tree Cleansing Water 

Larës ujor pa shpëlarje i cili ndihmon në largimin e të gjitha papastërtive, filtrave të SPF-së, si dhe mbetjeve nga makeup-i. Është i formuluar me ekstrakt të pemës së çajit, e cila përveç pastrimit ofron edhe qetësim të lëkurës së irrituar. 

*30ml

BENTON Honest Cleansing Foam

BENTON Honest Cleansing Foam është një larës ujor në formë shkume, i cili në pamje të parë duket si një krem, por më pas shndërrohet në një shkumë të butë. I formuluar me përbërës natyral nga pema e palmës, ndihmon në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe tharjen e saj, dhe njëkohësisht shpërbën yndyrën dhe sebumin e tepërt në të. Përmbajta e tij me glicerinë, lule kamelia, dhe ekstrakte nga centella asiatica e bëjnë këtë larës shumë të pëlqyer dhe “bestseller” të produkteve të koleksionit të markës BENTON! I përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe sensitive.

*30gr

BENTON Aloe BHA Skin Toner

BENTON Aloe BHA Skin Toner është një toner eksfoliues kimik me përmbajtje të bimës Aloe Vera, sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe acidit salicilik. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Të gjithë këta përbërës e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Së fundmi, një ndër përbërësit gjetje të K-Beauty, është sekrecioni i marrë nga kërmilli, i cili rigjeneron lëkurën e lodhur nga stresi dhe ndotja. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

*50gr

BENTON Snail Bee High Content Essence

BENTON Snail Bee High Content Essence është një esencë multifunksionale, që i adresohet shumë problematikave të lëkurës njëherësh! Përmbajtja e saj me sekrecion kërmilli dhe kolagjen nga helmi i bletës do të përmirësojë dukshëm elasticitietin e lëkurës dhe duke shtuar vitaminën B3, pra, niacinamide do të zhduk njollat dhe hiperpigmentimin në të. Ka konsistencë ujore, shumë të lehtë, prandaj e bën edhe shumë të përshtatshëm për trajtimin e akneve, dhe teksturës. Përshtatet shumë mirë me të gjithë tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe atë sensitive. Niveli i saj i pH është 5.5.

*15ml

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel është krem hidratues në formë xheli me përbërësit më të mirë të përdorur në ditët e sotme në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Aloe Vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, sepse ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë sigurojnë një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Ky krem i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, e sidomos lëkurës së yndyrshme dhe asaj me tendencë akneike, sepse ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.

*30ml

BENTON Fermentation Eye Cream

Për përkujdesjen e zonës rreth syve, marka e mirënjohur BENTON ka krijuar kremin e syve Fermentation Eye Cream. Në formulimin e tij bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate (probiotik) dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli hidratojnë thellësisht lëkurën tuaj. Pa harruar këtu dhe elementet e beta-glucan dhe adenosine që do t’i dhurojnë zonës rreth syve freski dhe gjallëri, për një pamje më rinore.

*10gr

BENTON Snail Bee High Content Steam Cream

BENTON Snail Bee High Content Steam Cream përmban sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Ky krem është krijuar për t’i dhënë lëkurës një hidratim të thellë, por pa e rënduar atë, duke mos bllokuar aspak poret. Helmi i bletës ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që me kalimin e viteve ndalon procesin e tij normal të zhvillimit në lëkurë. Gjithashtu përmban niacinmide, adenosine dhe ekstrakte të ndryshme bimore, për të ushqyer dhe për të mbajtur në balancë lagështinë dhe yndyrën e nevojshme. Teknologjia e formulimit të këtij kremi inovativ, quhet “steam”, dhe bën të mundur efikasitetin maksimal të formulës së kremit. Pasi ta përdorni do të shikoni sesi lekura juaj do të shkëlqejë, por pa e ndjerë aspak të yndyrosur atë! Përshtatet shumë mirë me të gjithë tipet e lëkurës, veçanërisht me atë me tendencë akneike dhe sensitive. 
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.

*12gr

Te gjitha produktet do të vijnë në një qese transparente (20cm x 5cm x 13cm), e cila është perfekte për udhëtim.

BENTON Tea Tree Cleansing Water

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga pema e çajit

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (70%), Water (Aqua), Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Polyglyceryl-6 Caprylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Chloride

BENTON Honest Cleansing Foam

Përbërësit “magjik”

vaji i palmës, centella asiatica, lule kamelia

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Myristic Acid, Glycerin, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Camellia Japonica Seed Oil, Sodium Lauroyl Glutamate, Sorbitan Olivate, Polyquaternium-10, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Parfum (Fragrance)

BENTON Aloe BHA Skin Toner

Përbërësit "magjik"

ujë i gjethes së bimës Aloe Vera, sekrecion i filtruar i kërmillit, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Butylene Glycol, glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Snail Secretion Filtrate, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Aspalathus Linearis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Salicylic Acid (0.5%), Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Arginine, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum

BENTON Snail Bee High Content Essence

Përbërësit “magjik”

Sekrecion të filtruar kërmilli, niacinamide, adenosine.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Snail Secretion Filtrate, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Juice, sh-Oligopeptide-1, Bee Venom, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Beta-Glucan, Betaine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Adenosine, Panthenol, Allantoin, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin, Arginine.

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

Përbërësit "magjik"

lëng i gjethes së bimës Aloe Vera, ekstrakt propolis

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Butylene Glycol, Aqua (Water), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine

BENTON Fermentation Eye Cream

Përbërësit "magjik"

ferment i filtruar i galactomyces (maja), ferment i bifida lysate (probiotik), ceramide NP, sodium hyaluronate, ekstrakt i gjethes së bimës Aloe Vera, adenosine, panthenol, beta-glucan

Lista e plotë e përbërësve

Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Pentylene Glycol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Cetearyl Olivate, Bifida Ferment Lysate, Ceramide NP, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Sorbitan Stearate, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Betaine, Beta-Glucan, Panthenol, sh-Oligopeptide-1, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, 1,2-Hexanediol, Pulsatilla Koreana Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON Snail Bee High Content Steam Cream

Përbërësit "magjik"

Sekrecion të filtruar kërmilli, niacinamide, adenosine.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Behenyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Palmitic Acid, Sorbitan Olivate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Plantago Asiatica Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Tocopheryl Acetate, sh-Oligopeptide-1, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Carbomer, Urea, Arginine, Adenosine, Bee Venom, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BENTON Travel Kit

4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI