BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion

BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion është një krem hidratues për trupin, i formuluar me gjalpë shea, vaj kokosi dhe vaj jojoba. Pjesë e linjës me shea butter & coconut nga marka BENTONGjalpi shea përdoret shpesh në produkte të ndryshme të kujdesit të lëkurës, pasi është një zbutës i shkëlqyer dhe një agjent i fuqishëm hidratues. Eksperimentet gjithashtu kanë treguar se gjalpi shea, ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Vaji i kokosit përveç hidratimit që i ofron lëkurës, e mbron atë nga rrezet ultraviolet të diellit UV, të cilat janë shkaku kryesor në plakjen e lëkurës dhe krijimit të njollave kafe. Sipas një studimi vaji i kokosit bllokon rreth 20% të rrezeve UV të diellit. Pasi të jeni lyer me të do ta ndjeni lëkurën të butë, të hidratuar dhe pa ndjesinë e ngjitjes, siç zakonisht ndodh me kremrat e trupit.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, nuk përmban vaj silikoni, fragrancë artificiale dhe surfraktantë PEG.

*250ml

Benton Shea Butter & Coconut Hand Cream

Thuajini STOP duarve të thata dhe të ashpra! Si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të dezifektuesve me përqindje të lartë të alkoolit, është shumë e nevojshme trajtimi dhe hidratimi i duarve! Tashmë me kremin BENTON Shea Butter & Coconut Hand Cream, duart tuaja do të jenë buta dhe të hidratuara si kurrë më parë falë formulimit me 20% gjalpë shea dhe 3% vaj kokosi. Kremi i duarve është pjesë e linjës me shea butter & coconut nga marka BENTON! Këta dy përbërës sëbashku me vajin e farave të lulediellit dhe adenosine, lëmojnë rrudhat dhe vijat ne lekuren e duarve. Përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.

*50gr

BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion

Vendosni një sasi të moderuar në lëkurë, dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet nga lëkura.

Benton Shea Butter & Coconut Hand Cream

Vendosni një sasi të përshtatshme, sapo të keni larë duart ose pasi të keni vendosur dezifektant!

BENTON Shea Butter & Coconut Body Lotion

Përbërësit “magjik”

gjalpë shea, vaj kokosi, vaj jojoba

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter (10%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil (2%), Cetearyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Tocopherol, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil

Benton Shea Butter & Coconut Hand Cream

Përbërësit “magjik”

gjalpë Shea, vaj kokosi, vaji i farave të lulediellit, adenozinë.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Methylpropanediol, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Cetearyl Alcohol, Pentylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, 1,2-Hexanediol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Butylene Glycol, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Adenosine

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Shea Butter & Coconut Line

3,300 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI