Nëse dëshironi produkte me përbërës të butë eksfoliues për të pasur një lëkurë të lëmuar, të pastër dhe për të shpërbërë qelizat e vdekura ju rekomandojmë BENTON PHA Line.

BENTON PHA Peeling Gel

Eksfoliues fizik & kimik që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe sebumit në lëkurë. Përveç PHA, përmban acid hialuronik, ceramide dhe ektrakte krizanteme (bimë mediciale aziatike). Pasi ta aplikoni do të ndjeni një ndjesi mëndafshi, që nuk e keni ndjerë më parë në lëkurën tuaj.

*70ml

BENTON PHA Peeling Toner

Eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, duke i ofruar asaj njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Formilimi i ujit të lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i lules së Krizantemës Morifolium dhe Ceramide NP, krijojnë dhe një barrierë mbrojtëse hidratuese mbi sipërfaqen e lëkurës.

*150ml

BENTON PHA Peeling Gel

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

BENTON PHA Peeling Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

BENTON PHA Peeling Gel


Përbërësit “magjik”

celulozë, PHA, acid hialuronik, ceramide.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Cellulose, Pentylene Glycol, Coco-Caprylate/Caprate, Glycerin, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Lactobionic Acid, Allantoin, Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Sodium Gluconate

BENTON PHA Peeling Toner

Përbërësit “magjik”

PHA, uji i lules Centaurea Cyanus, ekstrakti i Lules së Krizantemës Morifolium, Ceramide NP, 

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Centaurea Cyanus Flower Water, Pentylene Glycol, Lactobionic Acid (3%), Glycerin, Sodium PCA, Propanediol, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Oleanolic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Gluconate, Dipotassium Glycyrrhizate, Enantia Chlorantha Bark Extract, Ceramide NP, Allantoin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

 

 

BENTON PHA Line

5,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI