{"product_id":"benton-guava-tteok-foaming-facial-cleanser","title":"BENTON Guava Tteok Foaming Facial Cleanser","description":"\u003cp\u003ePastrues fytyre ujor.\u003c\/p\u003e\n\u003cp data-pm-slice=\"1 1 []\"\u003eBENTON Guava Tteok Foaming Facial Cleanser është një pastrues multifunksional 3-në-1, i krijuar për të larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e kremit kundër diellit, duke ndihmuar në pastrimin e poreve pa e lënë lëkurën me ndjesi të thatë dhe të tendosur. Formula përmban përbërës të përftuar nga guava, si Guava Leaf Water dhe Guava Fruit Juice, të cilët ndihmojnë në kujdesin dhe hidratimin e lëkurës, ndërsa ofrojnë edhe mbështetje antioksiduese. Një tjetër veçori e formulës janë kapsulat e qymyrit (Charcoal), të cilat ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe largimin e papastërtive nga poret. Formula plotësohet me Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate dhe Ceramide NP, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, qetësimin e lëkurës dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse, duke reduktuar ndjesinë e thatësisë pas pastrimit. Veçantia e tij qëndron te tekstura elastike dhe e dendur, e ngjashme me mochi, e cila krijon një shkumë të pasur dhe kremoze gjatë kontaktit me ujin. Mund të përdoret në dy mënyra: si pastrues i përditshëm për fytyrën ose si maskë pastruese për zonat me pore të bllokuara dhe yndyrë të tepërt. Ideal për: Lëkurë normale, mikse dhe të yndyrshme, veçanërisht për ato që kanë yndyrë të tepërt, pore të bllokuara dhe papastërti, por kërkojnë një pastrim që ndihmon të ruhet ndjesia e hidratimit dhe butësisë së lëkurës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*30ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eNjomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. \u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit “magjik”\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eUjë nga gjethet e guavës, lëng fruti guava, qymyr aktiv, kitozan, pantenol, alantoinë, hialuronat natriumi, ceramid NP, ektoinë\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eGlycerin, Aqua (Water), Sodium Cocoyl Glycinate, Psidium Guajava Leaf Water, Cellulose, Sodium Lauroyl Glutamate, Psidium Guajava Fruit Juice, Titanium Dioxide, Lauryl Betaine, Butylene Glycol, Mannitol, Citric Acid, Sodium Polyacrylate, Dipropylene Glycol, Sodium Chloride, Charcoal Powder, CI 77499, Acrylates\/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Zea Mays (Corn) Starch, Microcrystalline Cellulose, Sucrose, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Disodium EDTA, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Chitosan, Ceramide NP, Sodium Guaiazulene Sulfonate, Sodium Hyaluronate, Ectoin, Kaolin, Calamine, Panthenol, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Houttuynia Cordata Extract, Aloe Barbadensis Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium DNA, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Artemisia Princeps Extract, Beta-Glucan, Madecassoside, Madecassic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Asiaticoside, Asiatic Acid\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eBENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe shumë mundësi e keni par\u003cspan\u003eë\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003efilmin e famshëm “The curious case of\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cstrong\u003eBen\u003c\/strong\u003ejamin But\u003cstrong\u003eton\u003c\/strong\u003e”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":51250009637121,"sku":"FAC3564","price":600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Lavender-Guava-Foaming-Cleanser.jpg?v=1795177348","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/benton-guava-tteok-foaming-facial-cleanser","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}