Green Tea Deluxe 4 Type Kit përmban:
1-Deep Green Tea Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor.
BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam është një larës ujor pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. Përmban mbi 10% ujë të gjetheve të çajit jeshil me prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Gjithashtu përmban vaji kamelia, që e ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën. Formula hipoalergjike, ekuilibron nivelin e pH të lëkurës pa larguar yndyrën natyrale nga kjo e fundit. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, pa ngjyryes dhe aromë artificiale.
*25g
Nëse dëshironi të keni një lëkurë rinore dhe të hidratuar BENTON Deep Green Tea Toner është zgjidhja perfekte për ju! Toneri është pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. I formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenol, vitamina, ,minerale dhe gjithashtu një kompleks vajrash esencial nga gjethet, farat, dhe rrënjët e tij. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin dhe freskimin e lekurës së irrituar. Ky toner përmban edhe përbërës shumë miqësor me lëkurën, si: centella asiatica, houttuynia cordata si dhe ekstrakte të lëvores së shelgut, dhe acid hialuronik, që ndihmon në hidratim të thellë. Konsistenca e tij është e lehtë, duke e bërë të përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Ofrojini lëkurës tuaj qetësim të menjëhershëm me serumin BENTON Deep Green Tea Serum Ky serum ofron të gjithë benefitet e linjës Deep Green Tea, nga marKAa BENTON! Është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, me prejardhje nga zona më e famshme, rajoni Boseong, për prodhimin e këtij çaji në Korenë e Jugut! Gjithashtu, përmbajtja me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, dhe panthenoli, bëjnë të mundur që çdo shtresë e lëkurës të jetë plotësisht e hidratuar. Nga ana tjetër, ekstrakti i lëvores së shelgut dhe ekstrakti i frutave Punica Granatum, largojnë sebumin e tepërt dhe të gjitha papastërtitë e tjera të grumbulluar në pore, duke i ofruar lëkurës një ndjesi freskie dhe butësie. Konsistenca e tij, e ngjashme me ujin, është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura, pa lënë ndjesinë e ngjitjes, prandaj ashtu si e gjithë linja, është i përshtatshëm me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është vegane dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificial, vajra esencialë, vajra mineral, alkool, paraben dhe sulfate.
*5ml
Nëse lëkura juaj ka nevojë për rigjallërim dhe qetësim të menjëhershëm, cili përbërës më shumë se çaji jeshil do t'ju vijë ndihmë... Locioni BENTON Deep Green Tea Lotion, pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON, është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenoli, vitamina, minerale etj., të cilët ushqejnë lëkurën duke ndaluar mbiprodhimin e sebumit në të. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Ky locion përmban gjithashtu centella asiatica dhe falë konsistencës së lehtë që ka, ofron freski në lëkurë, duke e lënë atë të butë dhe thellësisht të hidratuar. Ashtu si e gjithë linja Deep Green Tea Line, përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*20ml
1-Deep Green Tea Cleansing Foam
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
4-Deep Green Tea Lotion
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).