Ekstrakti i Aloes, njihet që në Greqinë e lashtë, për vlerat e saj shëruese dhe qetësuese, duke e bërë lëkurën të pastër dhe plot jetë! Gjithashtu është një bimë antioksiduese për lëkurën. BENTON Aloe Line përmban këto produkte:

BENTON Aloe BHA Skin Toner

Toner eksfoliues kimik me përmbajtje të bimës Aloe Vera, sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe acidit salicilik. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. 

*200ml

BENTON Aloe Soothing Mask

Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell.  E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën.

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

Aloe Vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, sepse ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, luftojnë hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë sigurojnë një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme.

*100ml

BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel

 Jo vetëm që mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës, por mund të përdoret edhe si trajtim pas qëndrimit në diell gjatë plazhit apo çdo shqetësim tjetër që ka nevojë për nje dozë të mirë hidratimi dhe rifreskimi. Gjithë këto veti i ka falë përmbajtjes me 93% ekstrakt nga gjethja e bimës Aloe Vera dhe përbërës të tjerë ekstraktesh bimore me veti anti-inflamatore dhe hidratuese.

*300ml

BENTON Aloe BHA Skin Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

BENTON Aloe Soothing Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

BENTON Aloe BHA Skin Toner

Përbërësit "magjik"

ujë i gjethes së bimës Aloe Vera, sekrecion i filtruar i kërmillit, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua(Water), Butylene Glycol, glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Snail Secretion Filtrate, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Aspalathus Linearis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Psidium Guajava Fruit Extract, Salicylic Acid (0.5%), Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Arginine, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum

BENTON Aloe Soothing Mask

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga Aloe Vera, ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium PCA, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Microcrystalline Cellulose, Sodium Gluconate, Betaine, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Cellulose Gum

BENTON Aloe Propolis Soothing Gel

Përbërësit "magjik"

lëng i gjethes së bimës Aloe Vera, ekstrakt propolis

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Water, Butylene Glycol, Aqua (Water), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Betaine, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine

BENTON Aloe Real Cool Soothing Gel

Përbërësit "magjik"

93% ekstrakt nga bima Aloe Vera, ekstrakt algash Laminaria Japonica, ekstrakt i rrënjës së bimës Dioscorea Japonica (patate e ëmbel), ekstrakt i rrënjës së pemës Ulmus Davidiana, ekstrakt i lules Viola Mandshurica (manushaqe)

Lista e plotë e përbërësve

Aloe Barbadensis Leaf Extract(93%), 1,2-Hexanediol, Propanediol, Laminaria Japonica Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Carbomer, Arginine, Sodium Phytate

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Aloe Line

5,800 ALL 6,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI