Eshtë momenti që lëkura e trupit të marrë të njejtën vëmendje dhe përkujdesje ashtu si lëkura e fytyrës. Nuk ka më mire se ta nisni me tamponët eksfoliues BELLAMONSTER Body Care Solution Honey Pad. Janë në formë doreze pambuku të zhytur në esencë, që përmban sasi të lartë të përbërësve hidratues si ekstrakti i mjaltit, që zbut dhe ushqen thellësisht lëkurën. Në formulë është shtuar dhe ekstrakti nga centella asiatica, që riparon, qetëson, dhe zbut lëkurën e irrituar, dhe BHA (derivat i acidit salicilik) që eksfolion lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe sebumin e tepërt! Që me përdorimin e parë, do e dashuroni ndjesinë që lë, sepse lëkura do jetë shumë e butë dhe do ketë një shkëlqim të shëndetshëm! Dhe sado të pastër ta ndjeni lëkurën pas dushit, do të çuditeni me ngjyrën që do marrë tamponi pas përdorimit! 

*32ml
*1 copë

Thani lëkurën me peshqir pas dushit. Vendoseni dorezën dhe masazhoni me lëvizje rrethore gjithë sipërfaqen e lëkurës së trupit. Nuk ka nevojë për shpëlarje. Këshillohet të vendosni një krem hidratues më pas!

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga mjalti, centella asiatica, vaji i karrotës, acid hialuronik, keramide.

Lista e plotë e përbërësve

Centella asiatica extract, purified water, butylene glagol, 1,2-nucleic acid polyol, flaglyceral-10 laurate, propanedaol, allantoin, ethyl haxylglycerin, disodium DTAA, flavoring, sodium hyaluronate, panthenol , Honey Extract (100ppm), Carrot Extract, Salacylic Acid, Carrot Seed Oil, Argan Kernel Oil, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramund NP

Bellamonster është një markë koreane e bukurisë që i përgjigjet drejtpërdrejt shqetësimeve të lëkurës së klientëve; nga shqetësime të vogla deri tek historitë tronditëse. Slogani i tyre "Një zgjidhje për shqetësimet e lëkurës" përcakton filozofinë e markës, e cila është një premtim për të krijuar produkte që kanë efikasitet dhe efekt të besueshëm për të zgjidhur shqetësimet e lëkurës. Duke bërë këtë, Bellamonster shpreson t'i kthejë shqetësimet e lëkurës së njerëzve në bukuri.

BELLAMONSTER Body Care Solution Honey Pad (1.pc)

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI