ATOPALM Maternity Care Massage Oil është një vaj masazhues për gratë shtatëzëna, me një aromë shumë të lehtë dhe të pastër, që ndihmon në hidratimin e lëkurës. Formula e tij konsiston në përbërjen me MLE dhe keramide, të cilat janë lipide shumë të ngjashme me ato natyrale të vetë lëkurës. Kjo përbërje ndihmon në rivendosjen e hidratimit, dhe forcimit të barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila gjatë shtatëzanisë fillon e dobësohet. Fitoskalana dhe kolagjeni furnizojnë lëkurën me lëndë ushqyese për të qetësuar acarimin që mund të pësojë lëkura. 3 vajrat organikë, si: vaji meadow, vaji pape dhe vaji macadamia, i rikthejnë lëkurës elasticitet dhe butësi, duke mos lejuar krijimin e strijave. Frutat camu camu (një lloj qershie), me përmbajtje të lartë të vitaminës C, bëjnë të mundur zbehjen dhe mos krijimin e hiperpigmentimit.
Formula e tij është hipoalergjike dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban ngjyrues artificial, paraben, aromë artificiale, etanol, vaj mineral, fenoksyetanol, benzofenon, PG, PEG dhe diathanolamine.
*120ml
Pas larjes së trupit dhe ndërsa lëkura është ende e njomur, aplikojeni dhe masazhojeni butësisht në të gjithë trupin derisa vaji të përthithet plotësisht.
Përbërësit “magjik”
MLE, keramide, kolagjen, fitoskalana, vaji meadow, vaji rape, vaji macadamia, frutat camu camu
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Squalane, Corylus Avellana (Hazelnut) Seed Ol, Capryliccaprictriglyceride, Brassica Campestris (Rapeseed) Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Tocopherol, Glycerin, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Myristoyl /Palmitoyl Oxostearamide/Arachamide Mea, Water, 1,2-Hexanediol, Helianthus Anuus (Sunflower) Seed Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Pogostemon Cablin Oil, Elettaria Cardamomum Seed Oil, Mentha Arvensis Leaf Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Juniperus Mexicana Oil
Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës.