Dëshironi të keni flokë që rriten të shëndetshëm, duke e mbajtur skalpin gjithmonë të freskët dhe të pastër nga yndyra e tepërt dhe sebumi? AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: Tea Tree Purifying. Pjesë e kësaj linje është shampoo AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo, me formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore, dhe kompleksin e patentuar Purifying Complex ™. Ky përbërës i patentuar, përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, për një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstrakti nga gjethet e mentes, ofron një ndjesi freskie dhe qetësimi; ekstrakti nga bima burdock arrin të qetësojë skalpin nga çdo irritim që mund të ketë; farat fenugreek, ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut, falë përmbajtjes me multivitamina që ato kanë. Dy përbërës të tjerë për t’u theksuar në këtë shampoo të mrekullueshme, janë biotina e cila është një proteinë që ndihmon për ta mbajtur flokun të plotë dhe të shkëlqyeshëm, dhe panthenoli që e mban atë të hidratuar dhe të shëndetshëm. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me tonikun e linjës, AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale. 

*400ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), biotinë, panthenol, bhringraj, bima burdock, ekstrakt nga gjethja e mentes

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Aqua, Mentha Haplocalix Extract,
Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Cocoyl
Isethionate, Eclipta Prostrata Extract, Sodium Cocoamphoacetate, Sodium Methyl
Oleoyl Taurate, Sodium Chloride, 1.2-Hexanediol, Hyssopus Officinalis Extract,
Trigonella Foenum-graecum Seed Extract, 'Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Lauryl Glucoside, Butylene Glycol, "Mentha Piperita Oil, Arctium Lappa Root Extract, Ilicium Verum Fruit Extract, Disodium EDTA, Panthenol,
Polyquaternium-10, 'Eucalyptus Globulus Leaf Oil, 'Limonene, Capryloyl Salicylic
Acid, 'Citrus Limon Peel Oil, Zingiber Officinale Root Extract, Zingiber Officinale Oil, Biotin *Naturally found in essential oil

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

2,600 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI