Për këdo që ka problem me zbokthin, yndyrën e tepërt dhe krujtje në skalpin e kokës AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: AROMATICA Tea Tree Purifying Line.  Kjo linjë ka formulë vegane pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore.

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

Përmban kompleksin e patentuar Purifying Complex ™, me përmbajtje ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), ekstrakt nga gjethet e mentes, ekstrakt nga bima burdock; farat fenugreek, dhe bhringraj një përbërës popullor, që njihet për efektin e mrekullueshëm në rritjen e flokut. Dy përbërës të tjerë për t’u theksuar në këtë shampoo të mrekullueshme, janë biotina dhe panthenoli.  

*400ml

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Toniku përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), ekstrakt nga gjethet e mentes dhe borzilokut, dhe ekstrakt nga rozmarina dhe livando.

*100ml

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Tundeni mirë para përdorimit. Sprucojeni afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave.

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), biotinë, panthenol, bhringraj, bima burdock, ekstrakt nga gjethja e mentes

Lista e plotë e përbërësve

Sodium methyl cocoyl taurate, Melaleuca alternifolia leaf extract, Mentha arvensis extract, Perilla frutescens leaf extract, Sodium cocoamphoacetate, Eclipta prostrata extract, Glycerin, Sodium cocoyl isethionate, Lauryl glucoside, Propanediol, Mentha piperita oil, Hyssopus officinalis extract, Trigonella foenum-graecum seed extract, Betaine, Ethylhexylglycerin, Verbena officinalis extract, Rosmarinus officinalis leaf extract, Chamomilla recutita flower extract, Capryloyl salicylic acid, Arctium lappa root extract, Sodium caproyl/lauroyl lactylate, Sodium phytate, Aqua, Polyquaternium-10, Panthenol, Rosmarinus officinalis leaf oil, Citrus aurantium amara leaf/twig oil, Melaleuca alternifolia leaf oil, Aniba rosaeodora wood oil, Mentha viridis leaf oil, Zingiber officinale root extract, Biotin

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), ekstrakt nga gjethja e mentes dhe borzilokut, ekstrakt nga rozmarina dhe livando

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol, Melaleuca alternifolia leaf extract, Mentha arvensis extract, Perilla frutescens leaf extract, Lavandula angustifolia extract, Rosmarinus officinalis leaf extract, **Mentha piperita oil, Polysorbate80, Menthol, **Melaleuca alternifolia leaf oil, **Rosmarinus officinalis leaf oil **Natural Essential Oil

Aromatica, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.

E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.

Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.

Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.

Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.

E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Tea Tree Purifying Line

4,100 ALL 4,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI