Pasta e dhëmbëve AROMATICA Tea Tree Balancing Toothpaste është e formuluar me përbërës tërësisht natyral, dhe mund të përdoret nga e gjithë familja! Ekstraktet e pemës së çajit, do të mbajnë dhëmbët e pastër dhe frymëmarrjen e freskët. Kjo pastë përmban edhe përbërës të tjerë me origjinë bimore, si: ekstrakt nga rozmarina, të bimës së kamomilit etj., për të mbajtur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Nga ana tjetër përzierja e vajrave natyral të menteve të ndryshme, ofrojnë një aromë freskie për të pasur gjithmonë një shëndet të ekuilibruar oral.
Formula e saj është e vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fluor, paraben, SLS, PEG, microbead, sakarinë, triklosan, përbërës me prejardhje shtazore, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.
*130gr
Aplikoni një sasi të përshtatshme paste dhëmbësh në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tërësisht.
Përbërësit "magjik"
vaji i pemës së çajit, mente, vaj menteje
Lista e plotë e përbërësve
Hydrated Silica, Tetrasodium Pyrophosphate, Pyridoxine Hcl, Menthol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Commiphora Myrrha Resin, Salvia Officinalis Leaf Extract, Cellulose Gum, Mentha Spicata Herb Oil, Ascorbic Acid, Xylitol, Water, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Sodium Cocoyl Glutamate, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Mentha Piperita Oil, Scutellaria Baicalensis Root Extract
*Organic raw material(s)
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.