{"product_id":"aromatica-rosemary-dry-shampoo-powder","title":"AROMATICA Rosemary Dry Shampoo Powder","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAROMATICA Rosemary Dry Shampoo Powder është një shampo e thatë në formë pluhuri e cila ndihmon në absorbimin e sebumit dhe yndyrës së tepërt në rrënjë, duke i dhënë flokëve një pamje më të pastër, më të freskët dhe me më shumë volum. Ekstrakti i rozmarinës plotëson formulën me përbërës me veti antioksiduese, ndërsa tekstura e imët e pluhurit shpërndahet lehtësisht në skalp pa e rënduar flokun. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormati praktik e bën ideale për përdorim në ditët kur nuk keni kohë për një larje të plotë ose kur dëshironi të rifreskoni flokët gjatë ditës. Aplikojeni direkt në rrënjë, masazhojeni lehtë me gishta dhe më pas krehini flokët për të shpërndarë produktin në mënyrë të njëtrajtshme. Pluhuri ndihmon në reduktimin e pamjes së yndyrshme dhe i rikthen flokëve një pamje më të freskët dhe voluminoze. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eËshtë veçanërisht praktike për skalpin dhe flokët me tendencë për yndyrë, por mund të përdoret nga kushdo që kërkon të zgjasë freskinë e flokëve ndërmjet larjeve. Nuk zëvendëson larjen tradicionale të flokëve, por shërben si një zgjidhje e shpejtë. \u003cbr\u003e\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003eFormula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"p1\"\u003e*10g\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eKthejeni aplikuesin në zonën e dëshiruar të flokëve 3-5 herë, duke u fokusuar te rrënjët. M\u003cspan\u003eë pas, s\u003c\/span\u003ehkundni pluhurin e tepërt me majat e gishtave dhe rregulloni flokët tuaj.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eCorn \u0026amp; Rice Starch, Silica, Rosemary Oil, Argan Oil, Biotin, Panthenol\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAluminum Starch Octenylsuccinate, Silica, Synthetic Fluorphlogopite, Zea Mays (Corn) Starch, Magnesium Stearate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Oryza Sativa (Rice) Starch, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Gossypium Herbaceum (Cotton) Seed Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Water\/Aqua, Butylene Glycol, Biotin, Panthenol, 4-Terpineol, Glycerin, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Limonene, Linalool\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAROMATICA\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eE themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eKim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eAi kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eJerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eE veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50229637447937,"sku":"RDS992","price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/AromaticaRosemaryDryShampooonBotanicalGreen.png?v=1787762004","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/aromatica-rosemary-dry-shampoo-powder","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}