Një produkt i shumëkërkuar sapo është futur në koleksionin e KORAL SECRETS! Pasta e dhëmbëve me pluhur qymyri AROMATICA Charcoal Soot Blast Toothpaste, do të jetë zgjidhja ideale për njerëzit që konsumojnë duhan dhe kafe, pasi ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve, duke zbehur aromën e keqe të gojës të shkaktuar nga këta të dy më sipër. Përbërja e kësaj paste, ka origjinë bimore për t'i mbajtur dhëmbët të pastër dhe të shëndetshëm. Esenca e lules së karafilit dhe trumzës përveçse neutralizojnë aromën e pakëndshme, mbajnë në kontroll shëndetin oral të gojës. Gjithashtu pasta përmban edhe një sasi të mjaftueshme fluori, për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Formula e saj është e vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, SLS, PEG, mikrorruaza, sakarinë, triklosan, përbërës me prejardhje shtazore, ngjyrues artificialë dhe fragrancë artificiale. 

*125gr

Aplikoni një sasi të përshtatshme paste dhëmbësh në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tërësisht.

Përbërësit "magjik"

pluhur qymyri, vaji i gonxheve të karafilit, vaj Thymus Vulgaris

Lista e plotë e përbërësve

Hydrated Silica, Sodium Monofluorophosphate, Menthol, Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Piper Nigrum Fruit Oil, Cellulose Gum, Stevia Rebaudiana Leaf Extract, Mentha Spicata Herb Oil, Xylitol, Xanthan Gum, Water, Calcium Carbonate, Calendula Officinalis Flower Extract, Cinnamomum Cassia Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Sodium Cocoyl Glutamate, Eugenia Caryophyllus Bud Oil, Thymus Vulgaris Flower/Leaf Oil, Sodium Bicarbonate, Mentha Piperita Oil, Charcoal Powder, Scutellaria Baicalensis Root Extract

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Charcoal Soot Blast Toothpaste

1,300 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI