Një kujdes të veçantë duhet t'i kushtojmë edhe shëndetit të gojës dhe dhëmbëve. Pas shtimit në koleksionin e produkteve tona të pastave të dhëmbëve, tashmë radhën e ka furça! AROMATICA Bamboo Toothbrush Duo, ndryshe nga furçat e tjera të dhëmbëve plastike, minimizon gjurmët e karbonit gjatë procesit të prodhimit, sepse është e formuluar me fibrat e bamboo-së që rritet vetëm me ujë dhe rreze të diellit. Doreza e furçës përshtatet lehtësisht me formën e dorës tuaj për përdorim sa më të rehatshëm, ndërsa koka e saj ka fije me madhësi optimale për pastrim të butë, por efektiv!

*Për zbardhim të dhëmbëve mund t'a përdorni me: AROMATICA Charcoal Soot Blast Toothpaste.
*Për të ndaluar inflamacionin dhe trajtuar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, mund t'a përdoni me: AROMATICA Sea Salt Gum Care Toothpaste
*Për përdorim nga e gjithë familja mund t'a përdorni me: AROMATICA Tea Tree Balancing Toothpaste.

*2 copë

Pas larjes së dhëmbëve, sigurohuni t'a shpëlani mirë, dhe vendoseni diku për ajrosje të mirë.

Lista e plotë e përbërësve

dru bamboo

Aromatica, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike. E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës. Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore. Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm. Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”. E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Bamboo Toothbrush Duo

1,050 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI