Jeni lodhur nga flokët e dobët që ju këputen? B5+Biotina janë kombinimi perfekt për të ushqyer në thellësi rrënjën dhe gjithë flokun e dobët në tërësi. Shampoja ndihmon flokun e hollë dhe pa jetë, të forcohet e të shkëlqejë. Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë që lidh proteinat me flokun. Acidi pantetonik, një ushqyes esencial për flokun e shëndetshëm, forcon rrënjën dhe ushqen skalpin. Panthenoli, si një derivat i vitaminës B5, bën kyçjen e lagështisë brenda skalpit dhe formon një barrierë mbrojtëse në sipërfaqe. Formulimi me ekstrakt të ushqimeve si: fasulet e zeza, orizi i zi, susami, patëllxhani, mani, fara e piperit, mandarina, mentja dhe kamomili, lë një ndjesi të freskët, aromë të ëmbël dhe një shkëlqim vezëllues!
Këshillohet të përdoret së bashku me balsamin e së njejtës linjë. 

Formula e saj është vegane, pa sulfate, cocamidopropyl betaine dhe etanolamina. Është një produkt miqësor me ambjentin.

*400ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

Vitamina B5 (acid pantothenic), Pro-Vitamina B5 (panthenol), Vitamina B7 (biotin), kompleksi i ushqimeve me ngjyrë të zezë

Lista e plotë e përbërësve

97% Natural-derived ingredients
Aqua, Sodium Methyl Cocoyl Taurate(Coconut-derived cleanser), Lauryl Betaine(Plant-derived cleanser), Sodium Methyl Oleoyl Taurate(Plant-derived cleanser), Sodium Cocoyl Isethionate(Coconut-derived cleanser), Sodium Chloride(Salt), Glycerin(Plant-derived moisturizer), Erythritol(Glucose-derived moisturizer), Lauryl Glucoside(Corn-derived cleanser), Panthenol(Vitamin B5, 824mg), Calcium Pantothenate(Vitamin B5, 41mg), Biotin(Vitamin B7, 4mg), Oryza Sativa Extract, Glycine Soja Seed Extract, Sesamum Indicum Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Morus Alba Fruit Extract, Piper Nigrum Seed Extract, Ceramide NP(Tonka bean-derived ceramide), Illicium Verum Fruit Extract, *Citrus Reticulata Peel Oil, *Limonene(Ingredient in Citrus Reticulata Peel Oil), Zingiber Officinale Root Extract, Polyquaternium-10(Emollient), Caprylyl Glycol(Emollient), Citric Acid(Corn-derived pH regulator), Butylene Glycol(Moisturizer), Salicylic Acid(Exfoliation (BHA)), Niacinamide(Whitening agent), *Abies Sibirica Oil(Pine oil), Arginine(Amino acid emollient), *Styrax Benzoin Gum(Benzoin oil), *Canarium Luzonicum Gum Oil(Elemi oil), Disodium EDTA(Stabilizer), 1,2-Hexanediol(Emollient)
*Naturally found in essential oil(s)

Aromatica, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta, të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA B5+BIOTIN Fortifying Shampoo

1,900 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI