{"product_id":"anua-pdrn-100-hyaluronic-acid-booster-toner","title":"ANUA PDRN 100 Hyaluronic Acid Booster Toner","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eANUA PDRN 100 Hyaluronic Acid Booster Toner është një toner me teksturë ujore që i jep lëkurës një dozë intensive hidratimi, duke e bërë të duket më rinore, tendosur dhe më “plump”. I formuluar me Sodium DNA (PDRN), disa forma të acidit hialuronik, Panthenol dhe Betaine, ky toner ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke reduktuar pamjen e dehidratimit dhe ndjesinë e tendosjes. PDRN mbështet një pamje më të rigjallëruar të lëkurës, ndërsa Panthenol dhe Betaine ndihmojnë në hidratimin e thellë së saj. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eFormula plotësohet nga ekstrakte bimore që ndihmojnë në qetësimin e menjëhershëm, ndërsa tekstura e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo tepër ngjitëse. Mund të aplikohet në një ose disa shtresa, në varësi të nivelit të hidratimit që kërkon lëkura, duke e bërë një hap ideal për përgatitjen e saj për serumet dhe kremrat që vijojnë. \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eËshtë veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e dehidratuar, e cila ndihet e tendosur pas pastrimit, por tekstura e tij e lehtë e bën të përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e hidratuar, me një shkëlqim natyral dhe pamje rinore.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*250ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePDRN (Sodium DNA), Acid Hialuronik, Panthenol, Betaine, Allantoin, Copper Tripeptide-1\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Saccharum Officinarum (Sugar Cane) Extract, Betaine, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Allantoin, Malachite Extract, Sodium DNA, Xylitol, Dipropylene Glycol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Octanediol, Cynanchum Atratum Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Phosphatidylcholine, Coccinia Indica Fruit Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Tocopherol, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hyaluronic Acid\/Hydrolyzed Collagen Crosspolymer, C12-13 Alketh-9, Dipotassium Phosphate, Acetyl Glutamine, Copper Tripeptide-1, Cellulose Gum\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAnua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50229343813889,"sku":"ABT672","price":1900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/ANUAPDRNHyaluronicAcidToner.png?v=1787762790","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/anua-pdrn-100-hyaluronic-acid-booster-toner","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}