{"product_id":"aestura-derma-uv-365-barrier-hydro-mineral-sunscreen-spf50-pa","title":"AESTURA Derma UV 365 Barrier Hydro Mineral Sunscreen SPF50+ PA++++","description":"\u003cp\u003eAESTURA Derma UV 365 Barrier Hydro Mineral Sunscreen SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës mineral që mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB, duke ofruar njëkohësisht hidratim dhe kujdes për barrierën mbrojtëse. Formula përdor Zinc Oxide si filtër mineral dhe është krijuar veçanërisht për lëkurën e thatë, sensitive ose me barrierë të dëmtuar. Përveç mbrojtjes nga dielli, formula përmban Ceramide NP, i cili ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë. Ndërsa Acidi Hialuronik, në disa forma të ndryshme, ndihmon në hidratimin e lëkurës, kurse Allantoin në qetësimin e saj. Me një teksturë të lehtë dhe hidratuese, ky krem përhapet lehtësisht dhe lë një ndjesi të freskët, pa e rënduar lëkurën. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, sensitive ose të dehidratuar, që ka nevojë për mbrojtje të përditshme nga dielli dhe kujdes shtesë për barrierën mbrojtëse.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eFormula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: PEW, alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*40ml\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërdorimi\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eAplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003ePërbërësit\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit “magjik”\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eZinc Oxide, Ceramide NP, Acid Hialuronik, Allantoin\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp class=\"p1\"\u003eWater, Zinc Oxide , Cyclohexasiloxane, Propanediol, Butyloctyl Salicylate, Propylheptyl Caprylate, Isododecan), Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Methicone, Disiloxane, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Laureth Sulfate, Trimethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Allantoin, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerinn, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Tocophero, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eAESTURA\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eAtobarrier 365\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e për hidratim intensiv dhe riparim, \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eTheracne 365\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003eA-Cica 365\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50921849487617,"sku":"MIN8107","price":2600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/IMG-3734.jpg?v=1793011463","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/aestura-derma-uv-365-barrier-hydro-mineral-sunscreen-spf50-pa","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}