Kjo linjë e markës ABIB është e gjitha e formuluar me ekstrakt të bimës heartleaf, e mbledhur në malin Jiri. Kjo bimë njihet për vetitë qetësuese për lëkurën e irrituar, mban në kontroll sebumin e tepërt, lëmon teksturën e saj, dhe e lë gjithmonë të hidratuar. Pjesë e kësaj linje janë larësi vajor, larësi ujor, toneri dhe esenca. 

ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash

Ky larës vajor është i formuluar me ekstrakt të bimës heartleaf, e mbledhur në malin Jiri. Kjo bimë njihet për vetitë qetësuese për lëkurën e irrituar, mban në kontroll sebumin e tepërt, lëmon teksturën e saj, dhe e lë gjithmonë të hidratuar. Nga ana tjetër formulimi me përbërësin aktiv PHA, bën të mundur eksfolimin e butë duke u kujdesuar në largimin e të gjitha qelizave të vdekura. Ndërsa ekstrakti i lëvores së gështenjës dhe bimës së livandos ndihmojnë në minimizimin e poreve dhe largimin e pikave të zeza. Formulimi i këtij larësi vajor me 6 lloje të ndryshme të vajrave natyral me bazë bimore, si: vaj nga farat e lulediellit, vaj jojoba, vaj kamelia, vaj avokado, vaj nga krundet e orizit dhe vaj makadamia, shpërbëjnë në mënyrë të menjëhershme makeup-in dhe filtrat e SPF-së. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*210ml

ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam

Ky larës nga vetë emri i tij, përmban ujë të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum). Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, dhe i adresohet lëkurës sensitive, alergjike dhe me sëmundje atopike. E veçanta e këtij larësi është që përmban gjithashtu acid salicilik, por duke mos krijuar aspak ndjeshmëri edhe për lëkurën hipersensitive! Ky larës ka pH acidik dhe trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. Ndërsa përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica qetëson inflamacionin e krijuar nga aknet. Ky formulim kaq i veçantë, ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antimykotike.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster

Ky toner ofron qetësim të menjëhershëm lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Nga ana tjetër kjo bimë mban në kontroll sebumin e tepërt, largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe kujdeset për tkurrjen e poreve. Gjithashtu përdorimi i këtij toneri mundëson minimizimin e skuqjes së lëkurës, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurën me gjendje rosacea. Dhe në tërësi duke i ofruar lëkurës hidratim të thellë, falë përmbajtjes me acid hialuronik me madhësi shumë të ulët molekulare, në mënyrë që të depërtojë lehtësisht në të gjitha shtresat e saj. Me vetëm një aplikim vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës, gjë të cilën e mundëson ekstrakti i arit dhe i luleve Lonicer. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*210ml

ABIB Heartleaf Essence Calming Pump

Kjo esencë përmban plot 80.59% ekstrakt të bimës Heartleaf, i cili ofron menjëherë qetësim të lëkurës së irrituar. Kjo bimë përmban kuercitrinë, duke ndihmuar në shpërbërjen e qelizave të vdekura, dhe mban në kontroll prodhimin e sebumit të tepërt! Kjo esencë përmban gjithashtu ujë menteje, ekstrakt të gjethes wintergreen, dhe acid succinic, për të ulur inflamacionin dhe minimizuar skuqjen në lëkurë. Esenca depërton butësisht në shtresat e lëkurës për të ofruar hidratim të thellë afatgjatë. Kjo esencë i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50ml

ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

ABIB Heartleaf Essence Calming Pump

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

ABIB Pore Cleansing Oil Heartleaf Oil-Wash

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga bima Heartleaf, PHA, 6 lloje vajrash natyral, ekstrakti i lëvores së gështenjës, ekstrakt i bimës së livandos.

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Helianthus Annuus (Sunfl ower) Seed Oil, Isopropyl Palmitate, Polyisobutene, Houttuynia Cordata Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Gluconolactone, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pogostemon Cablin Oil, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Tocopherol

ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam

Përbërësit "magjik"

ujë nga gjethja e bimës Heartleaf, ekstrakt të bimës centella asiatica, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Houttuynia Cordata Extract(30,000ppm), Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Butylene Glycol, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Stearate SE, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-67, Tromethamine, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i gjetheve të bimës Heartleaf, acid hialuronik, ekstrakt i bimës centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Xylitol, Bifida Ferment Lysate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Betaine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Octanediol, Tocopherol, Biosaccharide Gum-4, Disodium EDTA, Xanthan Gum

ABIB Heartleaf Essence Calming Pump

Përbërësit "magjik"

80.59% ekstrakt i bimës Heartleaf

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethyl Urea, Panthenol, Water, Choleth-24, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Limonene, Linalool

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Heartleaf Oil Wash, Foam, Toner & Essence

10,170 ALL 11,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI