{"product_id":"abib-glutathione-kojic-acid-eye-patch-vita-jelly","title":"ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly janë patch-e hidrogel, të krijuara për t’i dhënë zonës delikate të syve një pamje më të njëtrajtshme, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së rrathëve të zinj dhe në hidratimin e saj. Formula kombinon glutathionin, acidin kojik, niacinamiden dhe derivatet e vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit jo të njëtrajtshëm dhe në zbehjen e pamjes së rrathëve të zinj. Ndërkohë, Ceramide NP, kolagjeni dhe acidi hialuronik ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit. Tekstura elastike e patch-eve përshtatet mirë me konturin e syve, ndërsa mund të përdoren edhe në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes ekstra. Esenca e pasur ndihmon që lëkura të mos duket e thatë apo e lodhur, ndërsa kombinimi i përbërësve në formulim synon t’i japë zonës një pamje më të njëtrajtshme dhe të freskët me përdorim të rregullt. Janë gjithashtu ideale për përdorim para makeup-it, kur dëshironi që zona e syve të duket më e hidratuar, \u003c\/span\u003e\u003cspan\u003ee lëmuar dhe e freskët\u003c\/span\u003e\u003cspan\u003e.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eFormula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e*60 maska njëpërdorimshe\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cspan\u003ePërdorimi\u003c\/span\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003ePasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKëto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003e\u003cspan\u003e\u003cbr\u003ePërbërësit\u003cbr\u003e\u003c\/span\u003e\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003ePërbërësit \"magjik\"\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eGlutathione, Acid Kojik, Niacinamide, Vitaminë C, Ceramide NP, Kolagjen, Acid Hialuronik\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eLista e plotë e përbërësve\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\u003cspan\u003eWater, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Potassium Chloride, Glucomannan, Polyglyceryl-10 Laurate, Trehalose, Propanediol, Sucrose, Cellulose Gum, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Glutathione, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Kojic Acid, Pentylene Glycol, Tocopherol, Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Malus Domestica Fruit Cell Culture Extract, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Chitosan, Ascorbic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ceramide NP\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003ch5\u003eMarka\u003c\/h5\u003e\n\u003cp\u003eABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eEkspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.\u003c\/p\u003e","brand":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":50228550140161,"sku":"KAE789","price":1800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0250\/1568\/1104\/files\/Abibskincarejaronpeach-creamgradient.png?v=1787763206","url":"https:\/\/koralsecrets.al\/products\/abib-glutathione-kojic-acid-eye-patch-vita-jelly","provider":"Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës \u0026 markat më të njohura koreane.","version":"1.0","type":"link"}