Një nga produktet më inovative për zonën delikate femërore Y (zonën intime)! Një nga arsyet pse duhet të kujdesemi për zonën Y, është sepse ajo nuk ka një barrierë mbrojtëse dhe kjo favorizon substancat e dëmshme dhe përbërësit të përthithen menjëherë nga lëkura. Është një zonë që mban lagështi dhe kjo favorizon edhe zhvillimin e baktereve. Gjithashtu krijohet aromë e pakëndshme si pasojë e sekrecioneve hormonale shkaktuar nga stresi, periudha si cikli menstrual dhe faktorë të tjerë. Filozofia e formulës së solucioneve nga marka TOUN28 konsiston në: "Kujdesjen e jashtme të përditshme e zonës Y, dhe jo pastrimit të brendshëm". Kjo formulë ka kaluar 340 teste sigurie, dhe është provuar se redukton dhe kuron bakteret e dëmshme si: candida, staphylococcus aureus, bacillus pyocyaneus, colon bacillus. Solucionet Y kanë kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe janë më pak irrituese se dhe vetë uji, gjithashtu edhe testimin e ajrosjes së kësaj zone. Përsa i përket parfumit që përmban ato ndryshojnë nga parfumet e zakonshme. Parfumet e këtyre solucioneve përmbajnë vetëm vajra dhe ekstrakte natyrale ku kanë marrë autorizimin zyrtar për parfumet që i adresoheshin Mbretëreshës Franceze. Solucionet variojnë në 4 lloje të ndryshme për nevoja dhe shqetësime të ndryshme! TOUN28 Y2 Royal Sweet Solution përmban fragrancë nga pjeshka e ëmbël dhe pjepri i freskët duke ofruar një mbrojtje maksimale ndaj baktereve dhe aromave të pakëndshme që ato shkaktojnë. Mjafton 1 pikë nga solucioni për të mbrojtur lëkurën së jashtmi nga irritimet deri në 16 orë. 

Është produkt vegan, e patestuar në kafshë, pa përbërës me origjinë shtazore, pa përbërës me modifikim gjenetik.

*5ml

Aplikoni 1-2 pika në të brendshmet tuaja, gjithashtu është e sigurt nëse përdoret direkt në lëkurën e zonës Y. 

Përbërësit "magjik"

fragrancë nga myshku dhe aromë delikate lulesh të ndryshme

Lista e plotë e përbërësve

Squalane, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pyrus Communis (Pear) fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Prunus persica (peach) fruit extract, Oenothera Biennis (evening Primrose) Oil, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Pimpinelta Anisum (Anise) Fruit Extract, Bisabolol.

TOUN28 është një markë koreano-jugore e themeluar në vitin 2017 nga Jung Maria, i cili më parë ka punuar në institutin e kërkimit të materialeve kozmetike Bio Spectrum dhe Park Jun-Su. Kjo markë e kujdesit të lëkurës fokusohet plotësisht në produkte natyrale të kujdesit të lëkurës, që promovojnë një qasje të shëndetshme, të qëndrueshme dhe efektive. Marka TOUN28 përdor vetëm përbërës organikë, të zgjedhur specifikisht me kujdesin e cilësisë më të lartë, disa prej të cilave rriten dhe prodhohen vetë. Të gjitha produktet përmbajnë një recetë unike të bërë nga bashkëthemeluesi dhe CEO i TOUN28 Jung Maria! Vlen të theksohet se të gjitha produktet e markës TOUN28 kanë paketim ekologjik, duke mbrojtur kështu edhe mjedisin.

TOUN28 Y2 Royal Sweet Solution

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI