Për këdo që ka problem me zbokthin, yndyrën e tepërt dhe kruarje të skalpit, marka AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: AROMATICA Tea Tree Purifying LineLinja përbëhet nga 2 produkte, shampoo & tonik.

AROMATICA Purify Scalp Soothing Shampoo

Dëshironi të keni flokë që rriten të shëndetshëm, duke e mbajtur skalpin gjithmonë të freskët dhe të pastër nga yndyra e tepërt dhe sebumi? AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me linjën: Tea Tree Purifying. Pjesë e kësaj linje është shampoo AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo, me formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore, dhe kompleksin e patentuar Purifying Complex ™. Ky përbërës i patentuar, përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, për një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstrakti nga gjethet e mentes, ofron një ndjesi freskie dhe qetësimi; ekstrakti nga bima burdock arrin të qetësojë skalpin nga çdo irritim që mund të ketë; farat fenugreek, ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut, falë përmbajtjes me multivitamina që ato kanë. Dy përbërës të tjerë për t’u theksuar në këtë shampoo të mrekullueshme, janë biotina e cila është një proteinë që ndihmon për ta mbajtur flokun të plotë dhe të shkëlqyeshëm, dhe panthenoli që e mban atë të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale. 

*400ml

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Për këdo që ka problem me zbokthin, yndyrën e tepërt dhe kruarje të skalpit AROMATICA ofron zgjidhjen e saj me tonikun: AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic, pjesë e linjës Tea Tree Purifying. Kjo linjë ka formulë vegane, pa përmbajtje silikoni dhe sulfatesh, dhe e formuluar vetëm me ekstrakte natyrale bimore. Toniku përmban ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të mbajtur në kontroll mbiprodhimin e sebumit, dhe një skalp të freskët gjatë gjithë ditës. Ekstraktet nga gjethet e mentes dhe borzilokut, ofrojnë një ndjesi freskie, ndërsa qetësimin e skalpit e mundësojnë ekstraktet nga rozmarina dhe livando. 

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale. 

*100ml

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkojini mirë flokët, duke i pastruar mirë dhe më pas shpëlajini me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Tundeni mirë para përdorimit. Sprucojeni afër skalpit, që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave.

AROMATICA Tea Tree Purifying Shampoo

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), biotinë, panthenol, bhringraj, bima burdock, ekstrakt nga gjethja e mentes

Lista e plotë e përbërësve

Sodium methyl cocoyl taurate, Melaleuca alternifolia leaf extract, Mentha arvensis extract, Perilla frutescens leaf extract, Sodium cocoamphoacetate, Eclipta prostrata extract, Glycerin, Sodium cocoyl isethionate, Lauryl glucoside, Propanediol, Mentha piperita oil, Hyssopus officinalis extract, Trigonella foenum-graecum seed extract, Betaine, Ethylhexylglycerin, Verbena officinalis extract, Rosmarinus officinalis leaf extract, Chamomilla recutita flower extract, Capryloyl salicylic acid, Arctium lappa root extract, Sodium caproyl/lauroyl lactylate, Sodium phytate, Aqua, Polyquaternium-10, Panthenol, Rosmarinus officinalis leaf oil, Citrus aurantium amara leaf/twig oil, Melaleuca alternifolia leaf oil, Aniba rosaeodora wood oil, Mentha viridis leaf oil, Zingiber officinale root extract, Biotin

AROMATICA Tea Tree Purifying Tonic

Përbërësit “magjik”

ektrakt nga pema e çajit (tea tree), ekstrakt nga gjethja e mentes dhe borzilokut, ekstrakt nga rozmarina dhe livando

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol, Melaleuca alternifolia leaf extract, Mentha arvensis extract, Perilla frutescens leaf extract, Lavandula angustifolia extract, Rosmarinus officinalis leaf extract, **Mentha piperita oil, Polysorbate80, Menthol, **Melaleuca alternifolia leaf oil, **Rosmarinus officinalis leaf oil **Natural Essential Oil

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Purify Scalp Soothing Shampoo & Tonic

3,800 ALL 4,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI