Gjalpë shea, lule neroli dhe jasminë? Çfarë mund të dëshironi më shumë nga një krem hidratues trupi? AROMATICA Blossoming Neroli & Jasmine Body Lotion, është një krem trupi i formuluar me 3% përbërës organikë dhe 93% përbërës natyralë. Ndër lulet e shumta, neroli dhe jasmina  veçohen për energjinë që ato mbartin, në lehtësimin e ankthit dhe depresionit. Pra aroma e tyre ndihmon dhe ofron një terapi edhe për mendjen! Gjalpi shea hidraton lëkurën thellësisht, madje edhe atë shumë të thatë dhe të irrituar. Vajrat esencial të petaleve të lules së jasminës dhe nerolit ofrojnë një aromë natyrale, por shumë tërheqëse. Konsistenca  e këtij kremi është e lehtë, çka bën të mundur që të përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos lënë ndjesinë e yndyrosjes. 

Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*300ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit “magjik”

gjalpë shea, petalet e luleve neroli dhe jasminë

Lista e plotë e përbërësve

Organic ingredients 3%, Natural ingredients 96.5%

Melissa officinalis leaf extract, Glycerin(Plant-derived moisturizer), Butylene glycol(Moisturizer), Ethylhexyl palmitate(Plant-derived emollient), Caprylic/capric triglyceride(Plant-derived emollient), Propanediol(Plant-derived moisturizer), Polyglyceryl-3 methylglucose distearate(Plant-derived emulsifier), 1)Butyrospermum parkii butter, Helianthus annuus seed oil, Triethyl citrate(Emollient), Sorbitan stearate(Plant-derived emulsifier), Octyldodecanol(Plant-derived emollient), Lavandula angustifolia water, Aqua, Hydroxyethyl urea(Moisturizer), Betaine(Sugar beet-derived moisturizer), Glyceryl glucoside(Plant-derived moisturizer), Erythritol(Glucose-derived moisturizer), 1)Orbignya oleifera seed oil, Coco-caprylate/caprate(Coconut-derived emollient), Cetearyl alcohol(Plant-derived emollient), Cetearyl stearate(Plant-derived emulsifier), 1,2-Hexanediol(Emollient), 2)Limonene(Ingredient in Orange oil), Caprylyl glycol(Emollient), Acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer(Moisturizing/Thickening agent), Illicium verum fruit extract(Baobab oil), 2)Citrus aurantium amara flower oil(Neroli oil), Xanthan gum(Protein fermentation moisturizing/thickening agent), Arginine(Amino acid emollient), 2)Linalool(Ingredient in Rosewood oil), Hydrogenated olive oil unsaponifiables(Olive-derived emollient), 2)Jasminum officinale oil, 2)Rosa damascena flower oil, Hydrolyzed rice protein(Rice-derived emollient), Hydrolyzed glycosaminoglycans(Plant-derived moisturizer), 2)Geraniol(Ingredient in Neroli oil), 2)Citrus aurantium dulcis peel oil, 2)Citronellol(Ingredient in Rose oil), 2)Farnesol(Ingredient in Neroli oil), 2)Aniba rosodora wood oil, Ceramide NP(Tonka bean-derived ceramide), Moringa oleifera seed oil(Moringa seed extract), Hyaluronic acid(Mucopolysaccharide mosturizer) 1)Organic raw material(s) 2)Naturally found in essential oil(s)

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Blossoming Neroli & Jasmine Body Lotion

3,500 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI