ABIB Luminous Serum Melting Vita është serumi që çdokush do ta pëlqente falë përbërjes dhe konsitencës së tij! Edhe pse përbërja e tij është shumë e pasur dhe e koncentruar, tekstura e tij është ujore. Ky serum përmban kapsula vitaminash të dukshme dhe me sy të lirë, të formuluara me koenzimë Q10 (ubiquinone). Kjo e fundit ka veti antioksiduese të fuqishme, lufton radikalet e lira, nxit prodhimin e kolagjenit si edhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës! Një tjetër përbërës shumë i veçantë i këtij serumi është propolisi, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike dhe anti-inflamatore. Nëpërmjet këtyre vetive arrin të forcojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke i  siguruar asaj mbrojtje nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu përmbajtja me ekstrakt nga lulja Edelweiss (e rritur në malet e Europës), ofron mbrojtje nga rrezatimi i dëmshëm diellor, falë metabolitëve natyralë që përmban. Gjithashtu kjo bimë ka aftësinë të nxisë prodhimin e acidit hialuronik në lëkurë, për t'a mbajtur atë gjithmonë të hidratuar. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni! 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*50ml

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

koenzima Q10, ekstrakt propolis, ekstrakt Edelweiss, glicerinë, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Polyglycerin-3, Pentylene Glycol, Sodium PCA, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Ocinarum (Sugarcane) Extract, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Mentha Viridis(Spearmint) Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Melissa Ocinalis Extract, Leontopodium Alpinum Flower/Leaf Extract, Propolis Extract, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Bertholletia Excelsa Seed Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Salmon Egg Extract, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Spinacia Oleracea (Spinach) Leaf Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Wine Extract, Methylpropanediol, Mannitol, Cellulose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Tocopherol (125 ppm), Hydroxypropyl Methylcellulose, Ubiquinone, Carnosine, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Iron Oxides (CI 77492)

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Luminous Serum Melting Vita

6,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI