A dëshironi një alternativë natyrale të retinolit me të gjitha përfitimet e tij, por pa asnjë nga efektet anësore të bezdisshme për lëkurën? Atëherë ju prezantojmë; I DEW CARE Power Plug Firming Bakuchiol Night Cream! Një nga kremrat e natës më të ri që i është bashkuar koleksionit "KORAL SECRETS". Ky krem, për shkak të përbërjes së tij me bakuchiol e ndihmon lëkurën të rikuperohet gjatë natës, duke synuar rritjen e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës për një pamje plotësisht të rigjeneruar dhe të freskët në mëngjes! Bakuchiol është një ekstrakt nga farat e Psoralea corylifolia (njihet ndryshe si "babchi"), një bimë e rritur në Indi që ka qenë një element kryesor i mjekësisë tradicionale indiane Ayurvedic dhe aziatike për shumë vite. Gjithashtu, ai është një përbërës analog funksional, jo i ngjashëm në strukturë molekulare me retinolin, pra pa efektet e ashpra që mund të shkaktojë ky përbërës i fundit. Nga ana tjetër, kompleksi i Energjisë Mineral 3 (Zinku, Magnezi dhe Bakri) së bashku me kolagjenin e perimeve do të rrisin nivelin e lagështisë së lëkurës dhe do t'i japin asaj një pamje më të hidratuar! Konsistenca e këtij kremi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinën e kujdesit dhe për një lëkurë mature dhe me shenja të moshës të dukshme. Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Bazuar në një studim klinik me 32 pjesëmarrës, pas 4 javësh përdorimi:
* E vërtetuar klinikisht se përmirëson pamjen e lëkurës me 4.7%.
* E vërtetuar klinikisht se përmirëson strukturën e lëkurës me 4.35%.
* 100% panë përmirësim të strukturës së lëkurës.
* 100% ranë dakord që Power Plug ndihej i butë dhe i rehatshëm në lëkurë.
* 100% thanë se lëkura ndihej e hidratuar dhe më e lëmuar gjatë natës.
Formula e këtij kremi ka certifikatë vegane & e patestuar në kafshë. Gjithashtu hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*50ml
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Bakuchiol, Kompleks i Energjisë Mineral 3 (Zinku, Magnezi dhe Bakri) dhe kolagjen të perimeve
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Betaine, Methylpropanediol, Methyl Trimethicone, Pentaerythrityl Distearate, Hydrogenated Polyisobutene, Niacinamide, Dicaprylyl Carbonate, Cetearyl Glucoside, Cetearyl Alcohol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Caprylic/Capric Triglyceride, Bakuchiol, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Zinc Gluconate, Magnesium Aspartate, Copper Gluconate, Collagen, Panthenol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Sodium Polyacrylate, Sodium Stearoyl Glutamate, Dimethicone, Sodium Acrylic Acid/Ma Copolymer, Caprylyl Glycol, Cyanocobalamin, 1,2-Hexanediol, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Tocopherol, Phenoxyethanol, Tbhq, Fragrance
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.