DR. JART+ Cryo Rubber™️ With Moisturising Hyaluronic Acid është trajtimi më special nëse keni lëkurë të thatë dhe dëshironi dozë të shumtë hidratimi në vetëm 2 hapa. Në paketimin e maskës do të gjeni një ampulë dhe një maskë "Sheet Mask". Ampula është e formuluar me acid hialuronik të përqëndruar, 1000ppm hialuronat natriumi. Ndërsa maska është e formuluar me ekstrakt hidratues të algave dhe mundëson depërtimin e thellë të ekstrakteve të këtyre të fundit në të gjitha shtresat e lëkurës. Jeni kurioz të njiheni me rezultatin? Lëkurë e butë, rrezatuese, e hidratuar, e freskët dhe pamje plot shëndet e shkëlqim! Ky trajtim gjithashtu ju ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe uljen e vatrave të nxehta. E përshtatshme për lëkurën e thatë dhe atë të dehidratuar. Ky produkt është jokomedogjenik (nuk bllokon poret), dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*44gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, ekstrakt të algave të detit

Lista e plotë e përbërësve

Dr.Jart+ Hyaluronic Acid 1000 ppm Ampoule: Aqua, Dipropylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate,Dimethicone, Glycereth-26, Sorbitan Sesquioleate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Mangifera Indica Seed Butter, Trehalose, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Isohexadecane, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Polysorbate 60, Allantoin, Betaine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Tocopherol, Potassium Laurate, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Allium Cepa Bulb Extract, Asparagus Officinalis Extract, Brassica Oleracea Capitata Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa Root Extract, Cynara Scolymus Leaf Extract, Musa Sapientum Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Undaria Pinnatifida Extract.
Dr.Jart+ Cryo Rubber™ Moisturising Mask: Aqua, Methylpropanediol, Chondrus Crispus Extract, Glycerin, Ceratonia Siliqua Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Caprylyl Glycol, Algin, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, CI 77891, Allantoin, Calcium Chloride, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Coccinia Indica Fruit Extract, Disodium EDTA, Sodium Citrate, Citric Acid, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Xylitylglucoside, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Anhydroxylitol, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Xylitol, Laminaria Japonica Extract*, Glucose, Hydrogen Dimethicone, Tocopherol, Diatomaceous Earth, Kaolin.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cryo Rubber With Moisturizing Hyaluronic Acid

1,140 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI