Kjo maskë është frymëzuar nga terapia Cryoterapia, që freskon dhe ushqen lëkurën me lagështi për të reduktuar pamjen e rrudhave dhe për ta hidratuar plotësisht. Por çfarë e bën të veçantë këtë maskë? Në paketimin e saj do të shikoni një ampulë dhe një maskë "Sheet Mask" prej gome. Ampula është e formuluar me kolagjen të hidrolizuar dhe niacinamide, për të ndihmuar në minimizimin e rrudhave dhe tkurrjen e poreve, si dhe glicerinë për t'i ofruar lëkurës hidratim. Gjithashtu kjo ampulë përmban kompleks me prebiotikë. Maska "Sheet Mask" falë formulimit të saj me 85% ekstrakt të frutit Carob, mundëson përthithjen e ampulës me kolagjen për të depërtuar sa më thellë në lëkurë. Maska është e lehtë për t'u aplikuar duke e vendosur thjesht mbi fytyrë, pa pasur nevojë të përzihet dhe përhapet, duke siguruar një ftohës që mundëson shpërndarjen e përbërësve aktiv nga ampula në brendësi të lëkurës. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*44gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.

Përbërësit "magjik"

kolagjen i hidrolizuar, ekstrakt fruti Carob

Lista e plotë e përbërësve

Collagen Ampoule Pack: Water/Eau, Dipropylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Sorbitan Sesquioleate, Glycereth-26, Dimethicone, Cetearyl Alcohol, Trehalose, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrolyzed Collagen, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Betaine, Allantoin, Adenosine, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Tocopherol, Potassium Laurate, Moringa Oleifera Seed Oil, Undaria Pinnati?da Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Asparagus Of?cinalis Extract, Allium Cepa (Onion) Bulb ExtractSTEP

Cryo Rubber Firming Mask Water/Eau, Methylpropanediol, Chondrus Crispus Extract, Glycerin, Xanthan Gum, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Dipropylene Glycol, Hydroxyace- tophenone, Sucrose, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Algin, Titanium Dioxide/CI 77891, Caprylyl Glycol, Eclipta Prostrata Extract, Allantoin, Calcium Chloride, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Citrate, Ceratonia Siliqua (Carob) Fruit Extract*, Butylene Glycol, Citric Acid, Moringa Oleifera Seed Oil, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Hydrogen Dimethicone, Glucose, Kaolin, Diatomaceous Earth/Terre de diatomees

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Cryo Rubber With Firming Collagen

1,140 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI