MEDIHEAL D:NA Proatin Mask është maskë "Sheet Mask" prej pëlhure e njomur në esencë nga një serum shumë unik në trajtë kremoze i cili rrit menjëherë nivelin e hidratimit të lëkurës. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi kjo maskë është e formuluar me plot përbërës ushqyes, si: vaji jojoba, squalene, 19 lloje aminoacidesh dhe peptide. Dhe teksa keni parasysh këta përbërës, sigurisht që mendoni një lëkurë të hidratuar, të butë, elastike dhe sigurisht me plot shkëlqim e shëndet. Dhe për të gjitha këto veti sigurisht kontribuon edhe formulimi me panthenol, acid hialuronik dhe keramide. Nga ana tjetër formulimi i kësaj maske me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*25ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

vaj jojoba, squalene, keramide NP, 19 lloje aminoacidesh, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water (Aqua/Eau), Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Betaine, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Squalane, Cetearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Jojoba Esters, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Glycerides, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Rapeseed Oil, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Allantoin, Caffeine, Hydroxyethyl Urea, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Stearyl Alcohol, Xanthan Gum, Behenic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Behenyl Alcohol, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Adenosine, Stearic Acid, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Fragrance (Parfum), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Myristic Acid, Disodium EDTA, Retinyl Palmitate, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Phenoxyethanol, Hollyhock (Althaea Rosea) Flower Extract, DNA, Macadamia (Macadamia Ternifolia) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Xylitol, Sodium PCA, Ceramide NP(Ceramide 3), Phytosphingosine, Tocopherol, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL D:NA Proatin Mask

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI