DR. JART+ Dermask Ultra Jet Peeling Solution është një maskë inovative e cila eksfolion sipërfaqen e lëkurës, duke ofruar njëtrajtësim të teksturës. Kjo maskë është e formuluar me pluhur acidi karboni të mbushur me dioksid karboni, i cili aktivizohet në momentin që do e aplikoni në lëkurë për të ndihmuar në depërtimin e thellë të esencës dhe pastrimin e poreve. Përzierja e skrabit të sheqerit me acidet e frutave, bashkë dhe me enzimat e papaya-s, ndihmojnë për të nxjerrë në pah një lëkurë të butë dhe të njëtrajtshme, duke larguar të gjitha qelizat e vdekura. Nga ana tjetër përmbajtja me allantoin ofron qetësim të lëkurës dhe vaji i ulliri, i cili ndihmon në hidratimin e thellë, duke e lënë sipërfaqen e lëkurës shumë të butë. Gjithashtu esenca e maskës përmban dhe acid salicilik, për të trajtuar aknet dhe minimizimin e dukjes së poreve. Pëlhura e kësaj maske ka nuancë natyrale ngjyrë lejl, e cila ndryshon ngjyrën në momentin e aplikimit, duke treguar kështu ndryshimin e pH të lëkurës. Ky produkt është jokomedogjenik dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e maskës është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*1copë
*28gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni esencën peeling dhe vendosni me kujdes maskën. Mbajeni të vendosur 3-5 minuta. Për një efekt më të mirë eksfoliues, fshijeni lëkurën me maskë përpara se ta shpëlani me ujë.

Përbërësit "magjik"

allantoin, vaj ulliri, acide të frutave

Lista e plotë e përbërësve

Peeling Essence: Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cyclopentasiloxane, Sucrose, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Dimethicone, Saccharum Offlcinarum (Sugarcane) Extract, Maltose, Hydrogenated Castor Oil, Polyglceryl-10 Oleate, Sodium Bicarbonate, Polyglyceryl-2 Oleate, Beewax/Cire d’abelle, Silica, Silica Dimethyl Silylate, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax/Cire de carnauba, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Dimethiconol, Carbon Dioxide, Rose Flower Oil, Betaine Saliculate, Papin, Glucose.

pH Balancing Mask: Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Clitoria Ternatea Flower Extract, Lactic Acid, Citrus Aurantifolia (Lima) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Xanthan Gum, Maltodextrin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Allantoin, Rose Flower Oil, Glucose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethlhexylglycerin, Disodium EDTA.

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

DR. JART+ Dermask Ultra Jet Peeling Solution (1pc.)

390 ALL 650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI